Bota

Fakte tronditëse të torturave britanike në Qipro

Përshkrime të hollësishme të torturave që  ushtarët britanikë kanë kryer ndaj guerrilëve qipriotë të organizatës nacionaliste  EOKA në vitet 1955-1959 kanë dalë në dritë. Gazeta “Metro” e Londrës  përmend praktikat e pretenduara të torturës, që tashmë posedohen nga gjykatat britanike.

EOKA u themelua  në vitet 1950, për t’i dhënë fund statusit të Qipros si një koloni britanike, duke synuar arritjen e bashkimit të ishullit me Greqinë. Udhëheqja e AKEL në atë kohë, parti e madhe komuniste e ishullit, kundërshtoi veprimet ushtarake EOKA-së, që evokonin një “qasje gandiste” të mosbindjes civile, të tilla si greva dhe demonstrata të punëtorëve. AKEL ishte përfshirë në organizimin e plebishit e vitit 1950, ku shumica e grekëve qipriotë votuan për bashkim me Greqinë.

Ndër torturat që përmenden janë përdhunimi i një studenteje, grushtat dhe shkelmat, kërcënimet për t’u prerë me dhunë organet, vendosja e një kovë metalike mbi kokën e viktimës dhe goditja me çekan, fikja e një cigare në anusin e viktimës, tortura me ujë, privimi nga gjumi, gëlltitje e detyruar e kripës, shtrëngimi i kokës me një kurorë të hekurt, derisa gjaku të dilte nga veshët dhe sytë, rrahje që çuan deri në humbje të veshkave, ekzekutim simbolik duke vendosur një person të torturuar në arkivol. Akuzat janë se trupat britanike kanë torturuar edhe fëmijë.

Në një përgjigje që ministri i Mbrojtjes, Mark Lancaster i dha deputetit me origjinë qipriote,  Pambos Charalambous, i cili kishte bërë thirrje për një zgjidhje të shpejtë të çështjes  tha se “qeveria britanike i konsideron torturat një shkelje të urryer të të drejtave të njeriut dhe dinjitetit njerëzor dhe po dënon pa rezerva dhe në vazhdimësi praktika të tilla”

“Ka një ndalim absolut të torturës në të drejtën ndërkombëtare dhe nuk mund të justifikohet në asnjë rrethanë, duke përfshirë edhe luftën në situata të jashtëzakonshme “-theksoi ai. Gjykata e Lartë e Londrës po shqyrton padinë e 34 guerrilëve të EOKA kundër qeverisë britanike. Militantët qipriotë kërkojnë të marrin kompensim nga qeveria britanike, ashtu siç bënë mbi 5000 persona nga Kenia, të cilët denoncuan torturën nga forcat koloniale britanike gjatë kryengritjes së Mao-Mao, në vitet 1950 dhe 1960.

Luftëtarët EOKA arritën fitoren e parë procedurale kur gjykata vendosi se rasti duhet të shqyrtohet nga ligji britanik i cili është më i rreptë në lidhje me kufizimin e veprave penale për shkak të gabimeve. https://www.huffingtonpost.gr/entry/seyklonistikes-apokalepseis-yia-kten…