Faktet që çuan në arrestimin e gylenistëve: Keqpërdorën miliona euro, bënë rekrutime…

Arrestimi i gjashtë gylenistëve në Kosovë, më 29 mars, erdhi si pasojë e veprimtarisë së tyre të dyshimtë në vendin tonë. Portali “Indeksonline” ka siguruar fakte që quan deri tek arrestimi dhe ekstradimi i tyre për në Turqi.

Gjatë hetimit të aktiviteteve të tyre financiare Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) ka gjetur se të njëjtit kishin përdorur qarkullimet financiare në bankat TEB dhe Bankën Kombëtare Tregtare. Kësisoj, aty del se shtetasit turk, të njohur si gylenistë, kishin qarkullime mijëra e milionëshe në bankat e Republikës së Kosovës.

Indeksonline ka siguruar informacione për secilin prej këtyre personave që ishin pjesë e Kolegjit “Mehmet Akif” si dhe personave të tjerë të lidhur me ta.

Të dyshuarit që përmenden janë; Mustafa Erden, Yusuf Karabin, Cihan Ozkan, Kahraman Demirez, Hasan Hysein Demir, Osman Karakaya, si dhe persona të tjerë lidhur me ta janë: T.A, U.T., H.G, U.G., G.B, O.B, O.P dhe H.O.

“Jusuf Karabina ka përdorë bankat TEB dhe BKT për qarkullim financiare. Osman Karakaya ka përdorë bankat TEB dhe BKT për qarkullim financiare. Taip Aktas ka qarkullim financiar rreth një (1) milion euro. Uguru Toksoy ka qarkullim financiar rreth shtatëdhjetëmijë (70.000.00) euro.  Mustafa Erdem ka qarkullim financiar rreth gjashtëdhjetë milion  (60.000.000.00) euro. Yusuf Karabina ka qarkullim financiar rreth njëqind mijë (100.000.00) euro. Osman Karakaya ka qarkullim financiar rreth dyqind pesëdhjetëmijë (250.000.00) euro”, shkruan Indeksonline

Ndërsa, më poshtë ua sjellim informacionet e mbështetura nga AKI, lidhur me qëllimin që kishin këta persona:

-Krijimin e një rrethi të fuqishëm shoqëror në të gjitha institucionet e Kosovës me qëllim që t’i përdorin për nevoja të veta.

-Identifikimin e studentëve që kanë përfunduar studimet në shkollat e tyre e që janë të punësuar apo kanë lidhje të çfarëdoshme me strukturat e sigurisë duke përfshirë pjesëtarë të PK-së, Gjykata, AKI-së dhe FSK-së.

-Financimin e mediave kosovare

-Rekrutimin e informatorëve në MPB, PK dhe në FSK

-Identifikimin e zyrtarëve të PK-së që merren me sigurimin e objekteve të ambasadave në Kosovë

-Realizimi i ndonjë akti në dëmtim të bizneseve turke me qëllim prishjes së marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Turqisë

-Marrja e kontrollit të edukimit dhe arsimimit përmes korruptimit dhe joshjes me favore për zyrtarët e shtetit duke i mundësuar bursa për fëmijë dhe duke ju bërë privilegje

-Depërtimi në institucione relevante, në njërën anë duke joshur zyrtar aktual dhe në anën tjetër duke krijuar frymën për një rend të ri politik në Kosovës përmes indoktrinimit të gjeneratave të reja.

-Inflitrimin e studentëve të devotshëm në institucione dhe OJQ të ndryshme që veprojnë në Kosovë si dhe përfshirja e tyre në bizneset kosovare që janë të lidhur me bizneset në Turqi, shkruan Indeksonline

-Mbledhja e informacioneve për misionet e huaja në Kosovë posaqërsisht për ambasadën e Turqisë dhe instuticonet dhe bizneset turke që zhvillojnë veprimtarinë e tyre në Kosovë.

Vlen të theksohet se si rrjedhojë e gjithë këtyre, shefi i AKI-së i është drejtuar me shkresë me datën 22.03.2018 Ministrisë së MPB-së. 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne