Falë operacionit turk, siriani kthehet në shtëpinë e uzurpuar nga YPG/PKK

Muhammed Rummane, një nga qytetarët e rikthyer në rajonin Ras Al-Ayn që u çlirua nga terroristët nëpërmjet operacionit “Burimi i Paqes”, e gjeti shtëpinë e tij të shndërruar në një bazë nga organizata terroriste YPG/PKK.

Banorët e rajonit Ras Al-Ayn që u çlirua nga terroristët në kuadër të operacionit antiterrorist të Turqisë, po kthehen në shtëpitë e tyre që terroristët e YPG/PKK-së i kishin uzurpuar.

Një prej këtyre banorëve është Muhammed Rummane, i cili përgjatë 20 viteve ka qenë drejtor i ujësjellësit në Ras Al-Ayn.

Kamerat e Anadolu Agency (AA) shoqëruan dhe filmuan momentet kur Muhammed Rummane u kthye në shtëpinë e tij nga e cila ka qëndruar larg prej gjashtë vitesh.

Sapo hyri në shtëpi, Rummane bëri sexhde falenderimi, por në të njëjtën kohë u zemërua me pamjen me të cilën u përball.

Rummane, inxhinier i ndërtimit, hoqi një nga një të ashtëquajturin flamur të organizatës terroriste dhe posterët e kryeterroristit Abdullah Öcalan, të cilat ndodheshin të varura në muret e shtëpisë të cilët ai vetë i ka projektuar.

“Ma kanë shndërruar shtëpinë në bazë”

“Kjo është shtëpia të cilën e kam projektuar me duart e mia. Këtë shtëpi e bleva me paratë e mia para 30 viteve, në po këtë shtëpi janë rritur edhe fëmijët e mi. Terroristët e YPG/PKK-së ma kanë kthyer shtëpinë në bazë, në seli”, tha Rummane.

Duke shëtitur shtëpinë e tij dhe duke treguar me gisht, Rummane, shtoi: “Edhe kjo është fotografi e tyre. Edhe ky është posteri i teroristit Abdullah Öcalan të cilin ata e shikojnë si zot. Kjo që kanë varur këtu në mur është flamuri i tyre pistë”.

Rummame shpjegoi se regjimi i Bashar al-Asadit pasi u tërhqoq nga Ras Al-Ayn në vitin 2013, kontrollin e rajonit ia lëshoi YPG/PKK-së, ndërsa terroristët më pas e dëbuan bashkë me anëtarët e familjes.

“Ne jemi pronarët e vërtetë”

Ai shprehet i lumtur që është kthyer në folenë e tij dhe falenderoi Turqinë dhe presidentin Recep Tayyip Erdoğan.

“Ne kemi derdhur gjak për këto troje, ne jemi pronarët e vërtetë”, tha Rummane.

“Tani po hyjmë në dhomën e fëmijëve. Fëmijët e mi kanë lindur në këtë shtëpi”, vazhdon ai duke shëtitur në shtëpi.

“Kjo dhomë ishte e fëmijëve. Brenda saj ishin krevatët, dollapet dhe lodrat e tyre, ndërsa tani, edhe ju e shikoni vetë, se këta të poshtër kanë varur gjërat e tyre të pista”, tregon Rummane.

Organizata terroriste YPG/PKK ka shndërruar në baza dhe seli shumë ambiente të civilëve, duke përfshirë edhe kishat dhe xhamitë në rajonin Ras Al-Ayn, të cilin e mbante nën okupim. Ajo i ka përdorur këto si baza në sulmet që ka ndërmarrë ndaj territoreve të Turqisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne