Faleminderit Sulltan Murat

Nga Gëzim Kelmendi

Sot serbët e Kosovës së bashku me serbët nga Serbia po festojnë Vidovdanin, gjegjësisht betejën e Kosovës që u zhvillua në vitin 1389 në Gazimestan.

Në vitin 1389 Sulltan Murati u nis në këmbë me ushtrinë e tij nga Edirneja e Turqisë. Në Gazimestan të Kosovës ai u ndesh me ushtrinë serbe të Car Llazarit. Pas një lufte të ashpër Sulltan Murati arriti ta mposhtë ushtrinë serbe të Car Llazarit.
Kështu që Sulltan Murati e çliroj popullin shqiptar që ishte i shtypur dhe përsekutuar nga pushteti i Car Llazarit.

Sulltan Murati kishte vetëm një qëllim: ta nxjerr popullin nga robëria ndaj njeriut dhe ta drejtojë drejtë robërisë ndaj ZOTIT.

Ai e kishte edhe një dëshirë. Dëshira e tij ishte që të vdiste në betejën e Kosovës që u zhvillua në Gazimestan me 1389.

ZOTI i Madhëruar ia realizoj dy dëshirat Sulltan Muratit:

1. popullin shqiptar e nxorri nga robëria e Car Llazarit dhe
2. bëri që Sulltani të vritet në betejën e Kosovës

Pasi Perandoria Osmane mposhti në Gazimestan ushtrinë serbe, Perandoria Osmane e çliroj popullin shqiptar.

Perandoria Osmane ia mundësoj popullit shqiptar që ta ruaj në plotni identitetin e tij kombëtar.
Populli shqiptar filloj ta pranoj fenë islame dhe kështu u bë pjesë e Perandorisë Osmane

Populli shqiptar nga pozita e të qenurit skllav dhe i shtypur nga pushteti i Car Llazarit, arriti të bëhet faktor i rëndësishëm në Perandorinë Osmane.
Shqiptarët morrën pozita të larta në Perandorinë Osmane si ministra dhe kryeministra.

Nëse serbët sot festojnë Vidovdanin, gjegjësisht humbjen e tyre në Gazimestan, ne shqiptarët duhet të festojmë këtë ditë që na dha liri dhe krenari plot 600 vite.

Faleminderit Sulltan Murat.
ZOTI na bashkoftë me ty në Xhennet dhe aty të të falënderoj për këtë liri dhe krenari që na e solle./ FB

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne