Bota

Falja e sherifit racist, shuplakë e Trump për amerikanët

Përfaqësuesit e Kongresit amerikan, faljen e sherifit racist në Arizona, e kanë cilësuar veprim të turpshëm të presidentit Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka falur sherifin e Arizonës, Joe Arpaio, i dënuar për shpërfillje penale, në lidhje me ndalimin e emigrantëve. 85 vjeçari Arpaio, u shpall fajtor për shpërfillje penale të gjykatës, pasi ai kundërshtoi urdhëron e saj për të ndaluar patrullat e trafikut, që synonin emigrantët e dyshuar. Sherifi i Arizonës pritej të dënohej në muajin tetor, ndërkohë që Trump paralajmëroi faljen e tij, gjatë një tubimi të mbajtur në Phoenix, të martën. Presidenti amerikan e ka vlerësuar shpesh sherifin Arpaio, për qëndrimin e tij të diskutueshëm, në lidhje me emigracionin, ndërsa ky i fundit shfaqej në mënyrë të vazhdueshme, edhe gjatë fushatës elektorale të Trump, në vitin 2016. Ndërkohë Adam Schiff , kongresmen demokrat ka kritikuar vendimin e presidentit Donald Trump dhe përkundër zëdhënëses Sara Sanders, këtë veprim nuk e ka cilësuar shërbim publik të presidentit. Amnistia e dhënë nga presidentit Trump, bëhet në kohën kur tensionet për racizmin në Amerikë janë shtuar shumë që prej ngjarjes së 12 gushtit në Charlottesville të Virxhinias./ PT

OPINIONE

INTERVISTA