Falsifikim i rrugës në dërgesën e ‘naftës së kontrabanduar’ në Izrael!

Nafta të cilën Barzani e nxorri nga Iraku Verior dhe i’a shiti Izraelit nëpërmjet portës detare të Turqisë, pa miratimin e Bagdatit, shkaktoi reagime të shumta nga publiku dhe u zhvilluan taktika të reja për të fshehur kompanitë e naftës.

Bartja e një pjese të madhe të naftës së Barzanit nga Xhejhani në Izrael ishte bërë çështje diskutimi që një kohë të gjatë. Dërgimi i naftës në Izrael përmes Turqisë, madje edhe në ditët kur u bënë maskra në Gaza, shkaktuan reagime të shumta tek populli. U zbulua se për të fshehur dërgesat e tyre, kompanitë e naftës filluan të përdorin mënyra të jashtëzakonshme.

Një nga këto metoda është transferimi i naftës së Barzanit në cisterna të tjera në ujërat ndërkombëtare. Anija e dytë që merr naftën mbart barrën në portet izraelite.

Metoda tjetër është loja e rrugës… Firmat që marrin naftën e papërpunuar nga portet e Turqisë, e tregojnë portin Said të Egjiptit si rrugë të cisternës. Firmat raportuan se kanë bërë ndryshime në shitje të naftës, duke e treguar Izraelin si pronarin e ri saj. Pas këtyre ndryshimeve, firmat që i kthyen cisternat drejt Izraelit, po zbrazin naftën në portet izraelite.

Pavarësisht faktit se porti Said tregohet si port ku do të arrijë cisterna me emrin “BENTLEY 1” kur të largohet nga porti turk, drejtimi në portin Ashelon të Izraelit, është shembulli i fundit i kësaj.

Një taktikë tjetër që e zbatojnë firmat e naftës, është ndryshimi i përkohshëm i emrit të cisternave që marrin naftën e Barzanit nga portet e Turqisë. Cisternat e quajtura KRITI DİAMOND, pas largimit nga Xhejhani kanë ndërruar emrin në KİTON. Pastaj cisterna KITON u drejtua në Izrael dhe nafta u zbrazë në portin Ashkelon.

Këto metoda të fshehta që u bënë nuk i ikën faqes Aydınlık.com.tr. Të gjitha anijet komerciale motorike të përshtatshme për lundrim në det të hapur me një peshë prej 100 GT dhe më lart kanë një numër identifikimi me 7 shifra, duke filluar me “IMO” (Organizata Ndërkombëtare Detare (İnternational Maritime Organization) dhe ky numër shënohet në anije (në pjesën e pasme). Ky numër nuk mund t’i caktohet ndonjë anijeje tjetër. Edhe nëse emri i anijes ndryshohet, numri i IMO-së nuk mund të ndryshohet.

Megjithatë, shihet se në sistem numrat e cisternave KRİTİ DİAMOND dhe KİTON janë të njejta. Me pak fjalë, cisterna KİTON dhe ajo KRİTİ DİAMOND e nisur nga Xhejhani, janë cisterna të njejta.

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne