Familja Manson: Cilët janë dhe çfarë kanë bërë

Në vitet 60, udhëheqësi i kultit, Charles Manson kishte krijuar nje autoritet të tillë ndaj ndjekësve të tij të droguar saqë i kishte urdhëruar që të fillonin një luftë racore. Anëtarët e të ashtuquajturës ‘Familja Manson’ e njihnin Charles Mansonin si një lloj Jezusi dhe si një figurë qe i përngjasonte djallit. Me planet e tij ‘Helter Skelter’, të emeruar sipas këngës të grupit The Beatles, Manson shpresonte se një varg sulmesh ndaj të bardhëve mund të fajësonin afro-amerikanët.

Mësimet e shtrembëruara të Mansonit i çuan anëtarët e tij drejt disa vrasjeve që tronditën Amerikën. Më 9 gusht 1969, familja hyri në shtëpinë e regjisorit Roman Polanski dhe aktorit Sharon Tate në Hollivud, duke vrarë banorët. Polanski ishte diku për një biznes në atë kohë, por gruaja e tij shtatzënë dhe pesë persona të tjerë u vranë.

Mbrëmjen tjetër, Mansoni dhe anëtarët e grupit të kultit u larguan në Waverly Drive, Los Anxhelos. Atje ai urdhëroi vrasjen e çiftit Leno dhe Rosemary LaBianca.

Më 19 nëntor 2017, Manson vdiq në burg në moshën 83 vjeç. Ku ndodhen anëtarët më famëkeq të familjes së tij sot?

Leslie Van Houten

Në shumë intervista, Leslie Van Houten ka folur se si Mansoni e vetëquajti veten e tij Mesia. Gjatë kohës kur merrte drogë me familjen, Van Houten tha se besonte se Mansoni ishte Jezusi. Ajo u dënua për vrasjet e Leno dhe Rosemary Bianca, dhe pranoi se ishte ne dijeni të vrasjes së Tate.

Më 6 shtator 2017, Van Houten u lirua për të dytën herë me kusht brenda dy vjetëve. Në vitin 2016 lirimi i saj u bllokua nga Guvernatori i Kalifornisë Jerry Brown dhe akoma sot nuk është marrë një vendim për të ardhmen e saj. Në dëgjimin e saj të fundit, Van Houten i përshkruan vrasjet ne LaBianca me keto fjalë. “Ne e morëm znj LaBianca në dhomën e gjumit dhe i vendosëm mbi kokë një jastëk … e mbaja poshtë, duke e parë atë tek vdiste,” tha ajo.

Mary Brunner

Ish e dashura e Charles Manson, Mary Brunner u dënua për grabitje me armë në vitin 1971. Ajo mendohet të ketë qenë dëshmitare në një vrasje të kryer nga pjesëtari i grupit Bobby Beausoleil.

Brunner fillimisht dëshmoi kundër anëtarëve të familjes Manson në një gjyq për vrasjen e mësuesit Gary Hinman, por më vonë i tërhoqi dëshmitë e saj. Ajo u lirua nga burgu në vitin 1977.

Bobby Beausoleil

Sipas një dëgjimi të arkivuar, Beausoleil vrau Hinmanin në mënyrë që të provonte veten për familjen Manson. Vrasja e tmerrshme ndodhi para vrasjeve të Tate dhe LaBianca. I burgosur që nga viti 1969, Beausoleilit i është mohuar lirimi 16 herë që nga viti 1982. Kërkesa e tij e ardhshme për tu lirur nuk do të vijë deri para vitit 2019. Ai momentalisht po mbahet në një ambient mjekësor në Vacaville të Kalifornisë.

Susan Atkins

Atkins u dënua fillimisht me vdekje për rolin e saj në vrasjet në shtepinë e Polanskit dhe rezidencën e Tate në Beverly Hills. Vetëm 21 vjec në kohën e vrasjeve, Atkins thuhet se ka mbajtur Tate pasi u qëllua 16 herë me thikë. Ajo u kursye nga dënimi me vdekje për shkak të një ndryshimi në ligj, Atkins vdiq në vitin 2009 nga një tumor në tru në një burg të grave në Chowcilla. Ishte 61 vjeç.

Linda Kasabian

Një ish-banore e Spahn Ranch, Kasabian ishte në vendin e ngjarjes gjatë vrasjes së Tate dhe LaBianca. Ajo fitoi mbrojtje nga ndjekja penale pasi dëshmia e saj u konsiderua çelësi për dënimin e Mansonit.

Bruce Davis

Bruce Davis, sot 75 vjeç është ende prapa hekurave. Ai u dënua për përfshirje në vdekjen e Gary Hinman dhe Donald Shean, dihmësit të fermës Spahn.

I burgosur në vitin 1972, Davis aktualisht po mbahet në një burg pranë San Luis Obispo. Ashtu si Van Houten edhe ndaj ketij ish-ndjekësi të Manson i ishte aprovuar lirimi me kusht por ju anullua më vonë nga guvernatori. Para vitit 2010, Davis kishte 24 kërkesa të refuzuara për lirim me kusht.

Patricia Krenwinkel

Patricia Krenwinkel po mbahet në Institucionin e Kalifornisë për Gratë, dhe është anëtarja femër e familjes Manson që po kryen më shumë burg.

Krenwinkel ishte një nga ata pjesëtarë të grupit që hynë në shtëpinë e Sharon Tate më 9 gusht 1969. Në mesin e asaj nate, Krenwinkel e goditi viktimën Abigail Folger me thikë 28 herë. Më 22 qershor 2017, asaj iu mohua çdo mundësi për lirim për të paktën pesë vjet.

Steve ‘Clem’ Grogan

Grogan ngeli në makinë gjatë vrasjeve në shtëpinë e Tate, por më vonë u dënua për përfshirjen e tij në vdekjen e Donald Sheës. Ai u lirua nga burgu në vitet 80 dhe është i vetmi anëtar i familjes Manson i cili u shpall fajtor për vrasje por që është liruar.

Charles ‘Tex’ Watson

Një nga figurat kryesore të familjes Manson është Watson. Ai vrau Sharon Tate më 9 gusht 1969. Gjatë vrasjes, Watson u tha viktimave se ai ishte “djalli”. Ai pranoi se kishte ndihmuar bashkpunëtorët për të goditur Wojciech Frykowskin dhe Abigail Folgerin para se të sulmonin Tate. Watson hyri gjithashtu në shtëpinë e LaBiancas natën tjetër dhe mori pjesë në atë vrasje të dyfishtë. 71 vjeçarit nuk i lejohet që të kerkojë lirim me kusht deri në vitin 2021./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne