Familjarët denoncojnë arrestimet në Kukës: Policia s’më tregon ku e kanë çuar vëllanë (Video)

Nis hakmarrja shtetërore në qytetin e Kukësit pas protestës së djeshme pët tarifën në rrugën e kombit.

‘’Faxneës” mëson se në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kukës ka pasur një vallë arrestimesh, ndërsa furgonët e shtuar të Policisë kanë qendruar në qytet për gjatë gjithë natës.

Po ashtu janë kryer kontrolle të shumta edhe nga forcat RENEA, ndërsa gjatë ditës së sotme në Kukës pritet që të mbërrijnë dhe deputetë të opozitës.

Dy prej familjarëve të personave që janë arrestuar shprehen se kanë qenë më shumë se 20 policë që kanë qenë pjesë e aksionit të arrestimit, dhe se familjet kanë përjetuar terror.

‘’Më kanë arrestuar dhëndrin sot në orën 4 të mëngjesit, kanë ardhur 20 policë. Të gjithë ishin me maska, familja u trishtua, dhëndri ka dhe një fëmijë të sëmurë me goditje cerebrale”, shprehet një prej familjarëve që gjenden në ambjentet e jashtme të komisariatit në Kukës.

Një tjetër familjar shprehet se atij i kanë arrestuar të vëllanë, ndërsa e ëma që tashmë ishte në moshë të thyer ka pësuar tronditje.

‘’E kanë marrë me forcë në katër të mëngjesit vëllanë. Kanë marrë edhe vëllanë tjetër me forcë, që nuk kishte fare punë me protestën”, shprehet familjari.

Derimë tani nuk ka asnjë detaj nga ana e Policisë, ndërsa as familjarëve nuk u janë dhënë sqarime.

https://youtu.be/PThw9CjIQhg

 

 

https://youtu.be/sZEaQXjZBQA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne