Familjarët e Azem Hajdarit kërkojnë azil politik në Francë, ja çfarë thotë i biri

Djali i xhaxhait të Azem Hajdarit, Arben Hajdari, ka përfituar nga qeveria franceze statusin e azilantit politik. Po kaq mediat shkruajnë se familjarë të tjerë të ish-liderit dhjetorist Azem Hajdari, duke përfshirë motrën dhe vëllain e tij së bashku me familjet e tyre, kanë kërkuar azil politik në Francë.

Në shtetin francez, ata kanë pajtuar një avokat që po merret me procedurat e tyre, raporton neësbomb.al. Procedura e azilit politik të familjes Hajdari në Francë pranohet nga Leon Molla, President i “Royaume dy Soleil” në Francë, që ka bërë gati edhe dosjen e tyre të azilit për qeverinë franceze, duke preteduar se familjes i rrezikohet seriozisht jeta në Shqipëri.

Reagimi i djalit të Azemit, Kiri Hajdari:
“Në lidhje me lajmin që është shpërndarë sot nëpër mediat elektronike për famijen tonë konfirmojmē se: asnjë anëtar i Familjes Hajdari nuk ka ndihmuar apo influencuar në procedurat e akordimit të Azilt politik në France për kushëririn tonë. I urojmë një jetë të mirë atij dhe kërkojmë me mirëkuptim që emri i familjes sonë mos të keqperdoret”.

Historia
Në 8 dhjetor të vitit 2015, Arben Hajdari ka qenë pjesëmarrës në protestën e opozitës dhe e kanë arrestuar sipas tij për shkak të mbiemrit që ka dhe bindjeve politike. Këtë ai e ka sqaruar për “Panorama” teksa ka nën vizuar se përfitimi i statusit të azilantit nuk ka ardhur për shkak të lidhjeve familjare me famljen e Azem Hajdarit.
Arben Hajdari tha për gazetën “Panorama” se është arrestuar disa herë nga policia e Kamzës për shkak të bindjeve të tij të djathta. Ndërkohë, në statusin e Kiri Hajdarit, ka komentuar edhe vetë Arben Hajdari i cili shkruan dhe sqaron: “Duke pershendetur gjithë kushot e mi sqaroj se statusin politik në Francë e kam fituar nga dhuna e policisë së Edvin drogës kundër meje”.

Në foto Arben Hajdari

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne