Familjet shqiptare falin gjakun brenda në xhami

Në Xhaminë “Zejnullah Blakçori” në Letanc të Podujevës, familja Behrami nga Letanci, fali gjakun e djalit të tyre Selimit, të vrarë në vitin 2001 nga familja Brahimaj nga rrethi i Gjakovës, njofton Llapi.info.

Ishte pikërisht haxhi Qazim Behrami ai që në emër të familjes Behrami shtriu dorën e pajtimit familjes Brahimaj dhe e fali gjakun e vëllaut të tij, Selimit.

Ky gjest u përshendet nga imami i Xhamisë Zejnullah Blakçoripor edhe xhemati i shumtë prezent.

Imami gjithashtu falënderoi Ismet Abdullahun, i cili ishte ndërmjetësues dhe arriti të pajtojë këto dy famile.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne