Famullitari pedofil strehoet në apartament luksoz nga Kisha e Anglisë

Famullitari pedofil strehoet në apartament luksoz nga Kisha e Anglisë

Një ish-famullitar pedofil dhe ish-oficer kombëtar i të rinjve të Kishës së Anglisë, po strehohet në një apartament luksoz të paguar nga kisha.
Paul Battersby u dënua për vepra seksuale pasi anëtarët e familjes së tij zbuluan një koleksion të dosjeve të turpshme në kompjuterin e tij familjar, duke përfshirë një video të një vajze të lidhur dhe të përdhunuar nga babai i saj. Vitin e kaluar gjykata e Crown Court, Liverpool, u vu ne dijeni se gjate kohës së burgut në vitin 2010, 68-vjeçari shkarkoi 1730 imazhe të tjera të pahijshme që shfaqnin fëmijë dhe kafshë. Midis viteve 2014-2017, gjithashtu shkroi një fantazi të abuzimit seksual me fëmijë ku paraqiste veten e tij.
E perditshmja Liverpool Echo zbuloi se Battersby, po rehatohej në një apartament luksoz të paguar nga kisha.
Apartamenti ndodhet në bllokun 29-katësh të Beetham Tower, i cili gjendet pranë Kullës Perëndimore, ndërtesës më të lartë të Liverpoolit. Apartameni me dy dhoma gjumi mund të kushtojë deri në 165,000 paundë, ose 1,050 paundë në muaj nëse leshohej me qira, raporton gazeta.
Blloqet karakteristike luksoze përfshijnë mirëmbajtje dhe ambjente komode per te kaluar kohën e lire si palestër, sauna, jakuza me avull dhe pishinë.
Dokumentet e gjykatës tregojnë se ish-famullitari, i cili shërbeu si famullitar për 31 vjet, u burgos për tetë muaj në vitin 2010, pasi një hetim policor zbuloi se ai ishte në posedim të 160 fotografive të fëmijëve që ishin molestuar.
Gjyqtari David Aubrey në seancën e tij në vitin 2010, tha: “Duke qenë një njeri shumë inteligjent dhe shumë i artikuluar, duhet të pranoni se çdo imazh që keni vëzhguar për kënaqësinë tuaj përfaqëson abuzimin e një fëmije.
“Duke bërë atë që keni bërë, ju keni kryer një keqpërdorim mbi fëmijët e vegjël”.
Duke folur për Echon e Liverpoolit, një zëdhënës i Kishës së Anglisë tha: “Është një turp dhe një keqardhje e thellë që Paul Battersby ripërsërit te njëjtën gjë”.
“Shkarkimi i imazheve të pahijshme të fëmijëve megjithëse është larg  krimit pa viktima – ne e njohim si një formë serioze abuzimi me fëmijët, dhe mund të ketë efekte të përjetshme ndaj viktimave. Kërkojmë ndjesë pa rezerva për dëmin që mund të ketë shkaktuar “.
Deklarata zbuloi se Battersbyit iu dha apartament nga bordi i pensioneve të kishës.
“Në çdo rast kur bëhet e ditur për një histori kriminale, ose kur personi vjen tek Bordi i Pensioneve në momentin që lë burgun, bordi punon shumë ngushtë me agjencitë menaxhuese (për shembull, shërbimi i provës ose policia) për të siguruar që strehimi i ofruar i plotëson kufizimet e vendosura për atë individ”.

burimi:/Rt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne