Shqiperia

‘Fasada nuk preket’, Kryeministri tregon punimet në stadiumin ‘Arena Kombëtare’

Stadiumi “Arena Kombëtare” pritet që të përfundojë në fillimin e vitit të ardhshëm dhe me kureshtje pritet nga të gjithë se si do të jetë pjesa e hyrjes, ku është premtuar se fasada e vjetër e “Qemal Stafës” nuk do të preket.

Vetë kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në “Instagram”, ka treguar se punimet po vijojnë me intensitet, duke u ndalur tek pjesa e fasadës, që ka hapur jo pak diskutime, pasi hyrja është konsideruar si “Monument Kulture”, por premtimi se nuk do të prishej duket se po mbahet!

“Ja se si po ringrihet fasada origjinale e tribunës së vjetër të ‘Qemal Stafës’, për t’u bërë pjesë e hyrjes qendrore të Arenës Kombëtare, ku do të jetë edhe Muzeu Kuqezi”, – përfundon postimi i kryeministrit Rama.

Burimi: Shqiptarja.com