Fashistët e ekstremit të djathtë në Norvegji hedhin Kuranin në tokë, muslimani shqiptar reagon ashpër (Video)

Anna Braten, liderja fashiste e grupit të ekstremit të djathtë, “Stop Islamizimit të Norvegjisë” (Stop Islamisation of Norway-SION)”, zhvilloi një protestë për ndalimin e Islamit në Norvegji dhe ofendoi muslimanët duke hedhur Kur’anin në tokë, transmeton Anadolu Agency.

Lidershipi i fashistëve të ekstremit të djathtë zhvilloi një protestë në rajonin Drammen ku jetojnë me shumicë muslimanë, që ndodhet rreth 45 kilometra nga kryeqytetin i Norvegjisë, Oslo. Grupi në fjalë ka kërkuar ndalimin e Islamit në Norvegji ndërsa liderja e grupit, Braten gjatë një fjalimi ka mbrojtur idenë e saj se “Islami nuk ka vend në Norvegji dhe se librat e Kur-anit duhet të shkatërrohen në masivitet”.

Më pas policia ka ndërhyrë ndaj Braten e cila ka marrë Kur’anin në dorë për ta grisur. Pas ndërhyrjes së policisë, ajo ka hedhur në tokë Kur’anin dhe ka ofenduar muslimanët.
Inge Lansrud, nga drejtoria e policisë në Oslo në një deklaratë për agjencinë norvegjeze të lajmeve NTB tha se nuk e kanë lejuar protestën pas fillimit të provokimeve kundër Kur’anit.

Ndërkohë një grup prej disa qytetarësh të përbërë nga aktivistë norvegjezë dhe muslimanë kanë reaguar ashpër ndaj protestët kundër Islamit. Ne video shihet edhe një musliman shqiptar i cili reagon fort kundër veprimit provokues të fashistëve norvegjezë.

Kujtojmë se muajin e kaluar lideri i lëvizjes të së djathtës ekstreme (Stram Kurs) në Danimarkë, Rasmus Paludan dogji Kur’anin dhe ofendoi muslimanët në një lagje ku jetojnë intensivisht muslimanët gjë për të cilën pati shumë reagime. Dy javë më parë Marco De Wit, lideri i partisë “Populli Finlandez i Pari” (Suomen Kansa Ensin) në Finlandë gjatë punimeve të tij për zgjedhjet e Parlamentit Evropian (PE) bëri një provokim të madh duke e grisur dhe hedhur Kur’anin në tokë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne