Fashistët në Hollandë dalin në rrugë, protestojnë kundër islamizimit të Evropës (VIDEO)

Ekstremistë të shumtë u mblodhën bashkë me liderin fashist, Geert Wilders për të protestuar kundër “islamizimit të Evropës”.

“Hollanda është vendi jonë, nuk është vendi i kryeministrit Mark Rutte”, tha Wilders, sipas AFP-së. “Ne jetojmë këtu dhe jo në Marok, nuk jetojmë në Turqi apo në Arabinë Saudite, por në Roterdam, në Hollandë”.

“Këtu jemi ne që i vendosim rregullat. Dua t’ju them se Hollanda nuk është vend islamik, a jeni dakord?”


Pamjet tregojnë protestues që mbajnë slogane që lexojnë: “Mbajeni Islamin jashtë Roterdamit” dhe “Ruani kulturën hollandeze, traditat, normat dhe vlerat”.

Anëtarët ekstremistë të lëvizjes Pegida të Gjermanisë, si dhe dhjetëra ndjekës ekstremistë të partisë flamande të krahut të djathtë Vlaams Belang gjithashtu ishin të pranishëm për të mbështetur Wildersin.

“Beteja shtrihet përtej kufijve tanë … Kjo është një luftë evropiane kundër emigracionit masiv dhe islamizimit … jo vetëm islamizimit të Hollandës por edhe të Evropës”, tha Filip Dewinter, një nga liderët kryesorë të Partisë së Lirisë të Wildersit (PVV).

Protesta fashiste u kundërshtua nga një grup i vogël protestuesish të drejtuar nga partia e majtë Denk, e cila gjithashtu kundërshton votimin e 21 marsit. “Ky është një mesazh urrejtjeje dhe ndarjeje dhe ne jemi kundër tij. Ne kemi një mesazh të unitetit dhe solidaritetit,” tha lideri i Partisë Denk, Tunahan Kuzu./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne