Bota

Fashistët në Itali jane në avantazh

Në Itali populistët janë në avantazh. “Lega” e djathtë mund të jetë fituesja e zgjedhjeve. Kryetari i saj Matteo Salvini nxit tani kundër migrantëve për të fituar vota.

Leonardo dhe shokët e tij të partisë kanë një mision: Sllogani i tyre elektoral „Italianët së pari” mirëpritet në Pulja – prej një partie që dikur donte ta shkëpuste veriun nga jugu. Tani Lega bën fushatë edhe në jug! Leonardo Calò, aktivist i partisë: „Ky do të jetë një çast historik, kur Pulja të dërgojë politikanë të Legas në parlament, në mënyrë që atje të përfaqësohen interesat e jugut.”

„Jugu” është këtu në Leçe, perla e barokut në Pulja – një atraksion turisitk. Përkrahësit e Legas duan ta shpëtojnë Leçen – sikurse thonë ata – nga të huajt, migrantët. Këtu ka shumë syresh, sepse anijet e shpëtimit i zbarkojnë anijet me refugjatë direkt në jug të Italisë.

Burrat e Legas duan, që Italia tani të mbyllë kufijtë e vet ndaj refugjatëve, në mënyrë që zonat e qytetit si këtu përrreth stacionit të trenit të jenë sërish në duart e italianëve.

Leonardo Calò: „Ne jemi e vetmja parti, që i përmend me emër problemet: sa i përket rendit publik dhe sigurisë. Ne nuk i zbukurojmë gjërat. Ne duam t’i zgjidhim problemet, që ndodhin në rrugë para syve tanë.”

Ndaj edhe sallat janë plot në jug, kur flet shefi i Legas. Matteo Salvini, 44 vjeç. Ai është një superstar dhe do të bëhet kryeministri i ri i Italisë.

Për këtë ai do ta shndërrojë Legan etij në një parti kombëtare – me një politikë kundër të huajve, që të bashkojë veriun dhe jugun e Italisë.

Matteo Salvini: „Nga Bolcano deri në Lampeduza ne kemi shumë migrantë dhe rreth 240.000 vepra penale në vit të kryera nga të huajt. Kjo do të thotë 700 vepra penale në ditë.”

Por jo kudo në Leçe e mirëpresin atë

Sipërmarrësit Salvatore Mazzotta dhe Massimo Maffei nuk presin gjë prej slloganit „Jashtë të huajt”. Salvatore Mazzotta: „Si do t’i dëbojë Salvini të gjithë migrantët nga vendi?! Këto janë premtime boshe, që Lega nuk do t’i realizojë asnjëherë.”

Ish-separatistët nga veriu po falsifikojnë etiketat – edhe me kursin politik këtu në jug.

Massimo Maffei: „Para dhjetë vjetësh ne këtu në jug ishim si djalli për Legan, sot djalli janë migrantët. Si dikur edhe sot ata thonë: ata janë të rrezikshëm, na marrin punët, dhe nguliten këtu.”

Si grafist dhe shaptilografues Massimo Maffei gëzohet për luftën elektorale – sepse me këtë ai ka marrë mjaft porosi që i kanë mbushur librat e zbrazur të mandatimeve. Por parullat që ai duhet të stampojë janë boshe. Massimo Maffei: „Kjo është një Lega, që prezantohet tërësisht e transformuar. Pas zgjedhjeve asgjë nuk do të mbetet prej kësaj. Reklama elektorale mund të hidhet në kosh qysh tani.”

As Salvatore Mazzotta nuk do të influencohet prej Legas. Ai merret me sipërmarrjen e tij të furnizimit për një fabrikë traktorësh për pesë të huaj – të shkolluar si ky bojaxhi pakistanez, apo të pashkolluar si ky djalë i ri nga Gambia. Sipërmarrësi është pragmatik … për të ka vlerë vetëm komportimi i duhur ndaj punës. „Dikur ne emigronim drejt Gjermanisë dhe üunonim edhe të shtuna e të diela. Gjermanët të premteve janë në shtëpi. Kështu është edhe me të huajt këtu. Ata nuk kanë familje dhe mendojnë vetëm për punën. Për ne ky është një avantazh.”

Fare të lehtë me politikën e tij ndaj të huajve nuk e ka aktivisti i Legas

Sepse madje edhe lokali më i preferuar i tij ka punësuar një senegalez të ri: Modi – legalisht, i mbështetur prej programit të qytetit për integrimin. Modit, i cili normalisht punon në bar, i dhemb që migrantët këtu në Leçe armiqësohen politikisht vetëm për hirë të ngjyrës së lëkurës. „Kam dëgjuar prej shokëve, që ata i akuzojnë në mënyrë përgjtihësuese, se nuk duan të punojnë. Kjo nuk është korrekte. Secilit prej nesh duhet t’i jepet një shans.”

„Italianët së pari” është sllgari elektoral për Leonardon. Me idhullin e tij Matteo Salvini ai shpreson, që Lega të pushtojë me këtë edhe jugun

OPINIONE