Fashisti austriak Kurz kërkon hapjen e negociatave: që Shqipërinë të mos e marrë Turqia

Zërave pro-hapjes së negociatave me Shqipërinë, i është shtuar dhe kancelari austriak, Sebastian Kurz. I ardhur nga ekstremi i djathtë e i njohur për anti-turqizmin e tij po ekstrem, Kurz e ka mbrojtur qëndrimin e tij edhe me faktin se në këtë mënyrë Shqipëria do shpëtonte nga ndikimi turk e ai rus.

“Sa më të këqija janë perspektivat për anëtarësim, aq më të mëdha janë mundësitë për ndikim për vende si Turqia apo Rusia“, tha Kurz.

Por ndërsa për ambiciet ruse kryeministri Rama e ka dhënë vetë alarmin, në rastin turk është e kundërta. Qeverisja e tij e ka shpallur Turqinë si patnerin nr.1 strategjik në rajon.

“Kushdo që dëshiron të shmangë konfliktet në lagjen tonë në Ballkanin Perëndimor dhe për të ndihmuar në stabilizimin e nevojshëm për vendet në rajon, duhet dhënë një ofertë e besueshme e perspektivës evropiane”, këmbënguli Kurz duke folur për Welt am Sonntag. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne