Fashisti Kurz i gatshëm të ‘hedhë në erë’ marrëveshjen për emrin e Maqedonisë për shkak të Turqisë. Kërcënohet edhe Shqipëria

U deshën disa dekada që Maqedonia e Veriut dhe Greqia të arrinin në një marrëveshje për çështjen e emrit. Marrëveshja që i dha fund konfliktit dhe që u nënshkrua javën e kaluar, rrezikon të ‘hidhet në erë’ nga kancelari i Austrisë, fashisti Sebastian Kurz.

Mediat britanike raportojnë se Kurz ka paralajmëruar vendet anëtare të Bashkimit Evropian se do të bllokojë çdo deklaratë në samitin e 28 qershorit, nëse Turqia renditet në krah të shteteve të Ballkanit Perëndimor si kandidate për t’u anëtarësuar në union. Vjena kërkon që të ndërpriten negociatat për anëtarësim me Turqinë, të hapura që në vitin 2005.

Kjo kërkesë u bë zyrtare në vitin 2016 nga qeveria austriake, ku Sebastian Kurz kishte postin e ministrit të Jashtëm. Po në të njëjtin vit, Parlamenti Evropian votoi një rezolutë ku kërkonin ndërprerjen e negociatave për shkak të problemeve me të drejtat e njeriut në Turqi.

Por ky qëndrim radikal i austriakëve, rrezikon seriozisht shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku pothuajse të gjitha kanë statusin kandidat dhe kanë nisur negociatat e anëtarësimit.

Brukseli kërkon që samiti t’i hap rrugë negociatave me Maqedoninë, pas marrëveshjes së arritur me Greqinë, duke qenë se ndaj këtij shteti nuk ka kushte të tjera për këtë fazë. Nëse vendimi refuzohet nga Kurz, atëherë Shkupi rrezikon të hyjë në një proces të ndërlikuar politik, pasi kryeministri Zoran Zaev duhet të përballet me zemërimin e opozitës dhe presidentit Gjorge Ivanov, të cilët kundërshtojnë marrëveshjen për emrin. Pa negociatat, pushteti i Zaev rrezikon të lëkundet.

Në situatë të ndërlikuar ndodhet edhe Shqipëria. Brukseli kërkon hapjen e negociatave me vendin tonë, por kjo po kundërshtohet nga disa anëtarë, si Franca dhe Holanda. Gjithsesi, nëse këto dy shtete skeptike binden në momentin e fundit, ajo që e kërcënon procesin për Tiranën është veto e Kurz.

Në këtë samit, Mali i Zi dhe Serbia presin mbështetjen për hapjen e kapitujve të tjerë në negociatat me BE.

Përplasja e fundit midis Vjenës dhe Ankarasë ishte ajo e pak ditëve më parë, kur autoritetet austriake mbyllën disa xhami të financuara nga jashtë dhe dëbuan disa imam. Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan e konsideroi këtë vendim si tërësisht racist dhe anti-islam.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne