Bota

Fashizëm ukrainas, e përzënë nga autobusi sepse ishte pa biletë, vdes e ngrirë studentja

Iryna Dvoretska, studentja ukrainase e mjekësisë, 21 vjeçe, vdiq e ngrirë në dëborë, pasi e përzunë nga autobusi sepse nuk kishte biletë.
Ishte ora 4 e mëngjesit në veri të Ukrainës dhe termometri shënonte -20 gradë.

Por, shoferi i autobusit, Oleg Zhelinskiy, nuk ka dëgjuar justifikimet e saj duke e lënë në mes të rrugës së ngrirë.

“Shoferi e ka detyruar të zbresë nga autobusi dhe i ka dhënë gaz mjetit, duke e lënë vetëm në mes të të ftohtit dhe larg zonës së banuar”, ka rrëfyer tezja e vajzës Nadiya Typchuk.

Vajza u gjet e vdekur nga babai i saj, dy ditë pasi ishte zhdukur.

“Ishte shtrirë në mes të dëborës me sytë e hapur dhe të frikësuar”, rrëfen babai. “Kurrë nuk do mund të gjej një shpjegim të arsyeshëm për këtë”.

Sipas shpjegimeve të para, Iryna, që duhej të shkonte tek mamaja e shtruar në një spital të Olevsk, ka vendosur të ecë në këmbë pasi e përzunë nga autobusi, por rruga ishte e bllokuar në mes të pyllit dhe ishte shumë errësirë.

Vajza duhet të ketë rënë në një pritë, ku, e bllokuar për orë të tëra, ka humbur jetën.

“Nëna jonë ishte me pulmonit dhe gjendja e saj shëndetësore po përkeqësohej. Iryna donte vetëm të merrte autobusin e parë për në Olevsk. Ecte me shpejtësi dhe kishte harruar madje edhe çantën në shtëpi”, ka deklaruar motra e saj, Natalia.

Ndërsa nga policia, shpjegojnë se ka nisur një procedim penal për shoferin e autobusit dhe do dëgjohen të gjithë dëshmitarët, në mënyrë që të rindërtohet ngjarja.

Zhelinskiy, shoferi i autobusit, rrezikon tani, deri në pesë vjet burg.

OPINIONE