Fatah reagon ndaj deklaratës së Trump lidhur me Hamasin

Anëtari i Komitetit Qendror të Lëvizjes Fatah, Sulltan Ebu Ajnejn, ka deklaruar se është e papranueshme që presidenti amerikan Donald Trump të identifikojë Hamasin me terrorizmin, raporton Anadolu Agency (AA).

“Nuk pranojmë që Hamasi apo ndonjë grup tjetër palestinez që lufton ndaj forcave okupatore për mbrojtjen e ekzistencës dhe trojeve të cilësohen me terrorizëm. Nëse identifikohet me terrorizmin për këtë arsye, atëherë kjo për ta është nder”, tha Ebu Ajejn për AA.

Ebu Ajnejn ka potencuar se Hamasi apo cilado forcë politike që bën përpjekje përballë Izraelit ka të drejtë mbrojtjeje sipas ligjeve ndërkombëtare.

“Çdo popull të cilit i okupohen tokat ka të drejtë rezistence ndaj forcave okupatore”, tha Ebu Ajnejn.

Ai tërhoqi vëmendjen se Hamasi është lëvizje popullore dhe pjesë e popullit palestienz.

“Hamasi është pjesë e popullit palestinez. Identifikimi i tij me terrorizmin në përgjithësi do të thotë shënjestrim i palestinezëve”, theksoi Ebu Ajnejn.

Ndryshe, reagimi vjen pasi presidenti amerikan Trump, në fjalën e tij në “Samitin Amerikano-Arab dhe të Shteteve Islame” të organizuar në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad, deklaroi se “Al-Kaeda, DEASH-i, Hezbollahu dhe Hamasi përbëjnë kërcënim tërrorist për rajonin”, duke kërkuar nga liderët e shteteve islame t’i largojnë nga shtetet e tyre radikalët.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne