“Fatkeqësisht kemi jetë të humbura”, Rama reagon pas tërmetit: Moment dramatik,të ruajmë me çdo kusht qetësinë

Një moment dramatik e ka konsideruar kryeministri Edi Rama, situatën pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin orët e para të mëngjesit të sotëm. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se fatkeqësisht kemi jetë të humbura si pasojë e goditjeve.

“Eshtë një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë,të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje SE BASHKU🤝Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë🙏#Kurajo #Durim #Solidaritet

Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humbura😢Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë🙏”- shkruan Rama./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne