Fatmir Xhafa kercenon kuksianet me pergjigje te ashper

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i eshte pergjigjur ne menyre te eger dhe te ashpër protestueseve kuksian te cilet refuzuan gjoben e Edi Rames dhe Shefqet Kastratit në Rrugën e Kombit në Kukës. Ish hetuesit komunist Fatmir Xhafaj deklaroi se kuksianet do te perballen me një përgjigje të ashpër, ndërsa sulmoi qytetaret duke deklaruar se në protestë kishte persona me precedent kriminal dhe rrezikshmëri shoqërore. Ministri i bëri thirrje kryebashkiakut të Kukësit që të distancohet nga ngjarjet e sotme.

“Policia krijoi kushtet dhe mori masat për tubimin. Manifestimi i presupozuar paqësor, u shndërrua në sulm ndaj policisë nga grupe individësh të papërgjegjshëm, në përbërje gjendeshin edhe elementë me të shkuar kriminale dhe me rrezikshmëri kriminale. Qytetarët e ndershëm të Kukësit u distancuan nga ata që ndezën zjarrin dhe dhunuan policët. Asgjë nuk mund të justifikojë sulmin ndaj policisë, janë lënduar 12 punonjës të FNSH, ndërsa një punonjës policie është plagosur më rëndë dhe ndodhet në spital. Vlerësoj profesionalizimin e policisë në situatën e ndodhur duke shmangur realizimin e skenarëve kriminal, ku ishin të interesuar provokatorë. Janë i keqardhur dhe kërkoj distancim nga përfaqësuesit politikë për ushtrimin e dhunës, ky është një precedent i rrezikshëm. Apel bashkisë Kukës të distancohet nga aktet dhunës për të normalizuar qarkullimin. Deklaroj se policia do të ketë një përgjigje të ashpër për cdo person që ka nxitur aktet e dhunës. Kush nxit dhunën dhe anarshinë do të marrë përgjigjen e duhur, askush nuk do të jetë mbi ligji”

Deklarata e Ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj pritet qe te pershkallezoj perleshjet ndermjet qytetareve te Kukesit dhe qeverise oligarkike te Rilindjes e cila kerkon te nenshtroj dhe gjobise te gjithe shqiptaret, pa meshire.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne