Fatmir Xhafaj nuk paraqitet në zyrë, a e ka dhënë dorëheqjen si ministër i Brendshëm?

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk ka shkuar në punë sot. Gazetarja Dorjana Bezat referuar burimeve nga Ministria raportoi për “BalkanWeb” se ndryshe nga ditët e tjera kur që në mëngjes shkonte në zyrën e tij, Xhafaj nuk ka shkuar mëngjesin e sotëm.

Po kështu jashtë ambienteve të Ministrisë së Brendshme, ku është parkohet automjeti i ministrit, vendi është bosh.

Kujtojmë se Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm prej ditësh duke publikuar materiale që sipas tyre implikojnë Xhafajn me mbrojtjen e vëllait të tij, të dënuar në Itali me 7 vjet e 2 muaj burg për trafik droge.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne