Bota Opinion Shqiperia

Fatos Klosi i cili ne 2016 i shpalli xhihadistet iraniane terroriste, tani thote nuk jane terroriste

Fatos Klosi duke u qerasur nga Marjam Rajavi

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka dhene nje deklarate skandaloze mbi e vizitës së befasishme të katër senatorëve amerikanë në Tiranë. Ne shkrimin e gazetes Sot me titull:

Fatos Klosi: E vërteta e vizitës së 4 senatorëve amerikanë, shërbimet iraniane po ndërhyjnë në Shqipëri, ja çfarë po ndodh me muxhahedinët

https://sot.com.al/politike/fatos-klosi-e-v%C3%ABrteta-e-vizit%C3%ABs-s%C3%AB-4-senator%C3%ABve-amerikan%C3%AB-sh%C3%ABrbimet-iraniane-po-nd%C3%ABrhyjn%C3%AB

Ai ve panik dhe deklaron se shërbimet iraniane po ndërhyjnë në Shqipëri për të goditur muxhahedinët e strehuar në vendin tonë, të cilët janë armiq të regjimit të sotëm të Iranit. Fatos Klosi i cili ne vitet 90 dhe 2000 u be i keqfamshem me aktet ilegale qe SHIK-u qe ai drejtonte beri kunder xhihadisteve arabe ne vendin tone, ne intervisten me te fundme me gazeten Sot del ne mbrojtje te xhihadisteve iraniane.

Ai shprehet se meqenëse SHBA kanë qenë vetë ata të cilët i sollën muxhahedinët në Tiranë, kërkojnë nga qeveria dhe autoritetet shqiptare që të rrisin masat për mbrojtjen e tyre, pasi kanë informacione se Irani po kërkon t’i godasë.

Ish-kreu i SHISH thotë se Shqipëria vetë nuk është e rrezikuar nga Irani, pasi dy shtetet kanë marrëdhënie diplomatike midis tyre.

Senatorët kanë ardhur për t’u interesuar nëse ne i kemi marrë të gjitha masat për t’i mbrojtur ata këtu. Shërbimi iranian ka filluar të fusë hundët në Shqipëri se është bërë qendër e muxhahedinëve, e armiqve të tyre.

Vetë Shqipëria nuk është e rrezikuar nga Irani. Ne kemi marrëdhënieve diplomatike, sepse Irani ka ambasadë në Shqipëri”, u shpreh Klosi.

Në këto kushte, SHBA kërkon ashpërsimin e masave për mbrojtjen e tyre nga regjimi i Iranit.

Fatos Klosi u shpreh për “Sot” se SHBA kërkojnë që muxhahedinët mos ta pësojnë në Shqipëri ashtu si në Irak ku ishin të strehuar.

I kanë sjellët muxhahedinët në një vend që janë të mbrojtur apo siç ishin në Irak dhe Irani filloi t’ju bjerë? Këta janë armiq të regjimit të sotëm iranian. Shqipëria i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Amerikës për t’ju gjetur një vend të përshtatshëm muxhahedinëve.”

Por ndryshe nga fundvitet 90 dhe 2000 kur Fatos Klosi i arrestonte muxhahedinet arabe dhe biles sherbimi i tij edhe ka vrare nje prej tyre ne menyre ilegale ne Shqiperi, dhe te tjeret i ka dorezuar ne vendet arabe ku edhe jane ekzekutuar – kjo ne kundershtim me konventat per mbrojtjen e te drejtave te njeriut qe Shqiperia ka nenshkruar – me muxhahedinet iraniane ai ka nje qendrim krejt ndryshe. Ai thote:

Muxhahedinët janë njerëz të shtresës së mesme iraniane, në përgjithësi të shkolluar në Perëndim. Nuk janë terroristë. Janë siç kanë qenë ballistët tanë nëpër Europë gjatë kohës së regjimit komunist. Amerikanët i kanë sjellë këtu, e para se jemi miq të Amerikës dhe nuk i themi dot jo dhe e dyta, se ne jemi vend kryesisht mysliman dhe ata mund ta ndjejnë veten mirë. Qendrën ata e kanë në Paris dhe presidenti i tyre rri më shumë në Paris, dhe tani ka filluar të rrijë edhe këtu.

 Është bërë një kamping i madh te ish-universiteti “Vitrina””, deklaron Klosi.

Klosi i cili eshte ftuar nga Marjam Rajavi ne tubimet e saja koheve te fundit dhe sic shihet ne fotot me larte edhe qeraset nga Marjam Rajavi, tani pasi ka ngrene embelsirat e Marjamit, duket se ka ndryshuar mendim nga Fatos Klosi i vitit 2016 kur ne ate kohe strehimin e tyre ne Shqiperi e quajti te dyshimte, dhe deklaroi qe vendet e Evropes i akuzojne per terroriste. Ja deklarata e Klosit e vitit 2016:
Fatos Klosi: Strehimi i muxhahedinëve akt i dyshimtë, të gjitha vendet e Europës i refuzojnë si persona të akuzuar për terrorizëm
https://sot.com.al/politike/fatos-klosi-strehimi-i-muxhahedin%C3%ABve-akt-i-dyshimt%C3%AB-t%C3%AB-gjitha-vendet-e-europ%C3%ABs-i-refuzojn%C3%AB

Ne intervisten e tij Klosi ka sulmuar edhe presidentin e moderuar te Iranit ku ka thene:

“Amerikanët i kanë vënë nofkën terrorist shtetit iranian. Unë nuk mendoj kështu. Irani është shtet. Presidenti i ri që ka ardhur e ka futur Iranin në shtetet që përkrahin terrorizmin. Por në atë zonën atje, ndihmojnë opozitën në Jemen.

Iranianët ndihmojnë presidentin e Sirisë. Janë aleat me rusët në Siri”, thotë Klosi.

Senatorët në Tiranë diskutuan me liderët e politikës shqiptare edhe për ndikimin rus.

Fatos Klosi shprehet se SHBA duhet ta bindin BE që të anëtarësojnë Ballkanin Perëndimor, në mënyrë që të minimizohet ndikimi rus.

SHBA mos të shqetësohet dhe të vijë të na i thotë neve. T’i thotë Europës të na fusë në BE. Të futet i gjithë Ballkani Perëndimor në BE. Ky është hapi më i madh për ta mbrojtur Ballkanin nga rreziku rus”, tha Klosi. / Gazeta Impakt

OPINIONE