Fatos Klosi shkaktoi aksidentin me makinën e Policisë së Shtetit!

Disa ditë më parë një automjet i Policisë së Shtetit është aksidentuar rreth orës 06:00 në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë. Fatmirësisht, efektivët që ndodheshin brenda nuk u lënduan por pati vetëm dëme materiale.

Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për aksidentin e ndodhur në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë.

Burime thanë se shkaktari i aksidentit ishte ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) gjatë viteve 1997-2002, Fatos Klosi. Nuk dihet ende nëse aksidenti është shkaktuar nga pakujdesia e ish-shefit të SHISH, Fatos Klosi apo dyshohet se ka qenë i (dehur) në automjet. /syri

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne