“Ky regjim nuk rrëzohet me protesta paqësore”. Kështu u shpreh analisti Fatos Lubonja në një koment pas përfundimit të protestës së zhvilluar këtë të Shtunë, para kryeministrisë.
Ai tha se një pjesë e qytetarëve ende nuk është e bindur nga opozita.
“Një pjesë ama mendon ‘pse Berisha i ’91 do dalë të protestojë. Kanë pasur rastin ta bëjnë Shqipërinë ashtu siç premtuan sot’. Kjo ndikon që nuk ka shumë ndjekje nga pjesa gri”, deklaroi Lubonja.
Më tej, u shpreh se qeveria është e përfshirë në afera korruptive dhe shtoi se asnjëherë nuk do e votonte.
“Me arsye jam që qenit më të fundit të rrugës ja jap votën dhe Ramës nuk ja jap”, theksoi.
Duke u rikthyer sërish te mënyra e të protestuarit, Lubonja tha: “E ke parë se si digjen komisariatet në SHBA kur vritet një zezak? Del ambasada e thotë protesta të paqta tek ne. Ka forma proteste që quhen mosbindje civile, e gjejnë ata si e bëjnë, ku shtrëngohet laku”./news24


















