Fatos Lubonja: Pse integrimi i Shqipërisë në BE është në rrezik

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zgjedhjet europiane dhe atë çfarë ato përfaqësojnë për integrimin e Shqipërisë në BE.

Sipas Lubonjës, dominimi në këto zgjedhje i forcave që nuk e duan shumë zgjerimin sjell për vende si Shqipëria rreziqe të jashtme dhe të brendshme. Ai është i mendimit se këto zgjedhje do kenë pasoja negative për integrimin e Shqipërisë.

“Ajo që ndodh në Evropë është diçka që ka ndodhur edhe në Gjermani, Francë apo Britani që përsërit edhe në këto zgjedhje. Është një lloj krize e asaj Europe të krijuar deri tani. Mendoj që është një krizë e Europës së krijuar mbi interesat e bankave, fuqive financiare të Europës dhe jo mbi interesat e qytetarëve. Pamë një rezistencë siç mund ta quajmë të Evropës së vjetër. Ajo që reziston më shumë është Gjermania. Por, qoftë partia e Salvinit, qoftë ajo e Le Pen nuk kanë deklaruar shkëputjen nga Europa, por duan një Europë më pak centraliste, më pak të varur nga Brukseli. Kjo ka të bëjë edhe me një ngadalësim të procesit të hapjes së Europës me vendet që duan t’i bashkohen asaj. Nëse do të vërtetohet kjo, korrigjimi i Europës, këto forca do të jenë duke ndjekur deklarimet e tyre për Europë më të ngushtë që nuk hapet kollaj, për vende si Shqipëria. Kjo do ta ngadalësojë gjithsesi. Parashikimi im është pesimist, kjo Europë kështu nuk funksion dot, do fillojë të shkërmoqet. Politika shqiptare duhet të krijojë një plan B, duhet ta kenë parasysh se ky ngadalësim i Europës i vë përballë rreziqeve të mëdha, të jashtme apo të brendshme. Edhe për negociatat kjo është negative”,- shprehet Lubonja.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne