Fatos Lubonja: Pse nuk e nxjerrin me shkelma nga zyra Edi Ramën?

Analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar pozitive protestën e opozitës sot në Tiranë. Ai u shpreh se protesta tregoi se qytetarët janë të pakënaqur me qeverinë.

Por Lubonja e sheh problemin për ndryshimin e situatës në vend tek një model i ri i opozitës. Ai thotë se opozita duhet të japë shembullin se do të qeverisë shumë më mirë sesa Edi Rama sot.

“A e patë që në protestë ishin dhe aizlantët nga Franca. Kemi një numër të jashtëzakonshëm azilantësh. Në Francë ka më shumë azilantë sesa nga Afaganistani. E kuptoni se çfarë do të thotë kjo? Përse nuk bashkohen këta që ikin dhe të ishin me shumë sot në shesh dhe le ta nxirrnin me shkelma Edi Ramën nga zyra? Problemi është se dhe opozita nuk po jep një model të mirë se do të qeverisë më mirë më pas. Si mund ta bëjë këtë? Aty ku ka pushteti, në Shkodër apo vende të tjera, të tregojë modele që se do të jetë më mirë sesa këta që na qeverisin sot”,- tha Lubonja.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne