Fetvaja e Ajatollah Khameneit: Fyerja e Nënës së Besimtarëve, Aishes, është e ndaluar.

Ajatollah Khamenei ka nxjerrë një dekret ne vitin 2016, me të cilin ndaloi fyerjen ndaj Aishes, bashkëshortes së Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të), si dhe ndaj çdo figure apo simboli të nderuar nga vëllezërit tanë sunitë.

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, në përgjigje të një pyetjeje mbi çështje fetare ka deklaruar:

“Fyerja e figurave dhe simboleve të nderuara nga vëllezërit sunitë, përfshirë edhe bashkëshorten e Profetit të Islamit [Aishen], është e ndaluar. Kjo përfshin bashkëshortet e të gjithë profetëve, veçanërisht mjeshtrin e të gjithë profetëve, Muhamedin (Përshëndetjet e Zotit qofshin mbi të dhe familjen e tij).”

Fetvaja (vendim islam) shpall se fyerja e Nënës së Besimtarëve, Aishes, është e ndaluar.

Në përgjigje të një pyetjeje, ku iu kërkua të shprehej mbi fyerjen dhe përdorimin e fjalëve fyese ndaj bashkëshortes së Profetit (paqja qoftë mbi të), Aishes, Ajatollah Khamenei nxori një dekret (fatva) kundër fyerjes së Aishes. Pyetja iu drejtua nga një grup dijetarësh dhe intelektualësh shiitë nga rajoni Al-Ahsa në Arabinë Saudite.

Kjo pyetje u ngrit pasi një klerik i supozuar shiit, i cili kishte ikur në Britani si refugjat, hapi një kanal televiziv me ndihmën e qeverisë britanike; ai e përdori kanalin për të fyer Aishen, bashkëshorten e Profetit. Ky klerik e paraqiti në mënyrë të rreme aktin e tij si një besim shiit.

Ky nuk është rasti i vetëm kur Ajatollah Khamenei e ka shpallur fyerjen e Aishes dhe të shenjtërive të tjera sunite si haram (të ndaluara fetarisht).

Fuqitë arrogante perëndimore paguajnë mercenarëve  për të fyer Nënën e Besimtarëve, Aishen

Në një takim me klerikë shiitë dhe sunitë në Kermanshah, më 12 tetor 2011, Shkëlqesia e Tij Ajatollah Khamenei tha:

“Përgatitja në botën e jashtme është një aspekt tjetër: djajtë që na sulmojnë nuk do të përdorin gjithmonë të njëjtat strategji. Djajtë modernë të ditëve tona, që ju sulmojnë përmes internetit, kanaleve satelitore dhe mjeteve shumë të avancuara të komunikimit, kanë gjëra moderne për të artikuluar; hardueri dhe softueri i tyre janë modernizuar. Ata krijojnë mashtrime. Ata ngjallin probleme ideologjike. Ata shkaktojnë hutim intelektual. Ata nxisin dëshpërim. Ata ushqejnë përçarje. Kam marrë raporte se petrodollarët po shpenzohen, aktualisht, për disa projekte me qëllim ndezjen e përçarjes. Shpesh këto raporte nuk bëhen publike.

Nga njëra anë, ata po shpenzojnë shuma të mëdha parash për të krijuar grupe anti-shiite mes myslimanëve sunitë në disa vende islame. Nga ana tjetër, ata u paguajnë disa të ashtuquajtur “predikues” shiitë për të fyer dhe hedhur akuza kundër Nënës së Besimtarëve, Aishes, në emër të Islamit shiit: këto janë metodat e tyre.

Si myslimanë shiitë apo sunitë, çfarë bëni kur përballeni me këto metoda? Në fund të fundit, ne nuk duhet të mashtrohemi nga ajo që ata bëjnë: përçarja mes nesh është bekimi më i madh për ta.”

Fyerja e grave të Profetit është e barabartë me fyerjen e vetë Profetit (paqja qoftë mbi të)

Në një takim me pjesëmarrësit e Konferencës Sadaf Kowsar, e cila u mbajt këtë vit në nderim të Hz. Hadixhes, Ajatollah Khamenei tha:

“Duhet të shmanget mosrespektimi ndaj bashkëshorteve të pastra të Profetit (paqja qoftë mbi të). Bashkëshortet e Profetit (paqja qoftë mbi të) janë të gjitha të nderuara; kushdo që fyen ndonjërën prej tyre, ka fyer vetë Profetin. Unë e shpall me vendosmëri këtë si një veprim fyes. Komandanti i Besimtarëve, Imam Aliu (paqja qoftë mbi të), e trajtoi me shumë respekt të madhërishten Aishe. Ai e trajtoi me nderim një grua që kishte ardhur të luftonte kundër tij, vetëm sepse ajo ishte bashkëshortja e Profetit; përndryshe, Komandanti i Besimtarëve (paqja qoftë mbi të) nuk do të sillej me respekt të tillë ndaj askujt. Prandaj, një mosrespekt i tillë nuk duhet të ndodhë kurrë.” /english.khamenei.ir

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne