Fayez Al-Sarraj përshëndet qëndrimin e Turqisë ndaj sulmeve të gjeneralit Hafter

Fayez Al-Saerraj, Kryetari i Këshillit Presidencial të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në Libi, e cila është e njohur nga shoqëria ndërkombëtare, përshëndeti kundërshtimin e Turqisë ndaj sulmit në Tripoli nga forcat besnike të gjeneralit Halife Hafter.

Sipas një komunikate të bërë nga zyra për informim e Kryetarit Saerraj, bëhet e ditur se Kryetari i Këshillit Presidencial së bashku me Presidentin Recep Tayyip Erdogan në Nju-Jork të ShBA-së zhvilloi një takim edhe në nivel të delegacioneve.

Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet në Libi dhe fushat e bashkëpunimit të përbashkët, ndërsa Presidenti Erdogan vuri theksin në mbështetjen për qëndrimin e vendosur të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të njohur nga shoqëria ndërkombëtare dhe të Saerraj për të mbrojtur Tripolin dhe shtetin civil.

Në komunikatë, ku thuhet se ndaj deklaratës së Presidenti Erdogan se dënon forcat, të cilat godasin objektivat dhe godinat civile, Saerraj tha: “Ne përshëndesim qëndrimin miqësor të Turqisë, e cila ndodhet pranë nesh. Miku i vërtet dihet në ditë të vështira”.

Në mes tjerash bëhet e ditur se Saerraj përshëndeti edhe qëndrimin e Turqisë ndaj sulmeve që lideri i armatosur në lindje të vendit, Halife Hafter ndërmori ndaj kryeqytetit Tripoli.

Libia, e cila po kërkon stabilitet të ri pas rrëzimit të udhëheqjes së Muammer Kadafit, pas përpjekjeve të fundit të gjeneralit Hafter për të vënë në dorë udhëheqjen e vendit, me sulmet e armatosura që filluan më 4 prill hyri në një periudhë të re të dhunës./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne