Federata Botërore e Sindikatave mbështet punëtorët e Byllis Energji

Federata Botërore e Sindikatave (WFTU) që është zëri militant i 97 milionë punëtorëve në 130 shtete në pesë Kontinentet e botës, shpreh solidaritetin e saj internacionalist me punëtorët e Byllis Energji dhe me Federatën Sindikaliste të Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë (FSPISH).

Punonjësit e këtyre rafinerive kërkojnë nënshkrimin dhe zbatimin e marrëveshjes kolektive të punës me të drejta të përmirësuara të punës, por drejtoria e kompanisë është indiferente për të përmbushur angazhimet e saj dhe të bisedojë me përfaqësuesit e punonjësve.

Lëvizja militante e sindikatave botërore denoncon presionin që ushtrohet ndaj sindikalistëve të FSPISH që të japin dorëheqje nga përfaqësues të punonjësve.
Denoncojmë shkeljen e të drejtave dhe lirive të sindikatave si dhe terrorizmin në vendin e tyre të punës.
Ne qëndrojmë në krah të punonjësve të Byllis Energji dhe kërkojmë respektimin e veprimtarisë së tyre sindikaliste dhe plotësimin e kërkesave të tyre të drejta!/fb

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne