Bota

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve i kërkon Parisit që të injorojë kërkesën për heqjen e licencës të RT Francës

Autoritetet franceze nuk duhet të pranojnë kërkesën e personaliteteve të shquara franceze për të ndaluar RT Francën nga transmetimi, e cila është “një formë e tinëzare e censurës”, tha për Sputnik të enjten Philippe Leruth, kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ).

“Ne i bëjmë thirrje autoriteteve franceze të mos bien dakord për këtë kërkesë … Kërkesa e personaliteteve franceze për ti hequr licencën RT Francës duket si një formë e tinëzare e censurës, pasi ajo nuk bazohet në fakte por në një deklaratë të përgjithshme që vjen nga Shtetet e Bashkuara, ku asgjë nuk e justifikon këtë akuzë, “tha Leruth.

Më 18 dhjetor RT Franca filloi transmetimin. Në një letër për Olivier Schrameck, presidenti i Conseil superieur de l’audiovisuel (CSA) dhe 11 figura publike thanë se RT akuzohet nga zyrtarë të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë për krijim mosmarrëveshjesh dhe minim të demokracisë. Më 21 dhjetor, gazeta Le Monde botoi një letër të hapur të nënshkruar nga disa aktivistë francezë, që i kërkonin rregullatorit të medias të vendit që të pezullojë licencën operative të RT Frances.

Presidenti i IFJ bëri thirrje që ti shikojnë lajmet dhe t’i referojnë informatat e njëanshme, nëse gjejnë disa, në CSA të Francës [Këshilli i Lartë Audioviziv]. Në të njëjtën kohë, Leruth i bëri thirrje RT Francës që “të kryejë misionin e saj të informacionit me një vëmendje më të lartë ndaj detyrave etike të profesionit, që të demonstrojë se akuzat janë absurde”.

Presidenti i IFJ-së e quajti trajtimin e RT në Shtetet e Bashkuara “diskriminues” dhe “tronditës”, duke shtuar se masat e hakmarrjes të paraqitura nga autoritetet ruse ishin të justifikuara.

Në nëntor, RT Amerika u regjistrua si një agjent i huaj në Shtetet e Bashkuara, me urdhër të Departamentit amerikan të Drejtësisë, dhe më pas humbi kredencialet e saj për shtyp në Kongresin e SHBA-së. Transmetuesi është përballur me akuza të shumta për përpjekjet për të ndikuar në jetën publike në Shtetet e Bashkuara nën drejtimin e Kremlinit. Zyrtarët e lartë rusë kanë theksuar vazhdimisht se Rusia nuk ndërhyn në punët e brendshme të vendeve të tjera.

Në fund të nëntorit, Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një ligj që lejon Ministrinë ruse të Drejtësisë që të përcaktojë mediat e huaja të financuara nga jashtë si “agjentë të huaj”. Legjislacioni është hartuar në përgjigje të presionit që ushtrohet mbi mediat ruse që veprojnë në Shtetet e Bashkuara. Më 5 dhjetor, ministria shtoi nëntë media, duke përfshirë Zërin e Amerikës dhe Radio e Lirë në listën e “agjentëve të huaj”.
RT ka hasur në kritika në Francë që para se RT France të fillonte transmetimin e saj të parë, në veçanti nga ana e presidentit francez Emmanuel Macron, i cili tha në një konferencë shtypi në maj se RT dhe Sputnik News Agency po shpërndanin informacion të rremë./sputnik/ Gazeta Impakt

OPINIONE