Fëmijët afganë vuajnë nga dëgjimi si pasojë e bombës 11 tonëshe të Amerikës

Si pasojë e shpërthimit të superbombës joatimike të Amerikën në qytetin Açin të provincës Nangarhar të Afganistanit, fëmijë e këtij rajoni kanë humbur shqisën e të dëgjuarit.

Agjenci e lajmeve Dari News njoftoi se testimi i superbombës joatomike të Amerikës në qytetin Açin të provincës Nangarhar, ka krijuar një zhurmë shumë të madhe që ka shkaktuar frikë të madhe tek banorët dhe ka dëmtuar rëndë shqisën e të dëgjuarit shumë fëmijëve të fshatrave rreth këtij rajoni. Sipas këtij burimi, nga shpërthimi i kësaj superbombe janë dëmtuar rëndë edhe shtëpitë e banorëve. Hamed Karzai, ish-presidenti i Afganistanit, ka dënuar përdorimin e kësaj bomba nga Amerika dhe ka deklaruar: “Uashingtoni po shfrytëzon territorin e Afganistanit për testimin e armëve shkatërruese. Ushtria e Amerikës të enjten ka hedhur superbombën joatomike në rrethinën e qytetit Açin në provincën Nangarhar të Afganistanit. Kjo bombë që quhet “nëna e të gjitha bombave”, kishte një peshë 11 tonë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne