Fëmijët s’do shoqërojnë lojtarët, jo konferencave, jo përshëndetjeve! Do jetë një muaj i gjatë për Serinë A

Liga Profesioniste e Serisë A ka nxjerrë një komunikatë ku shpjegon me detaje sesi do të zhvillohen ndeshjet me dyer të mbyllura, kush mund të jetë prezentë në këto kushte. Masat më të rëndësishme anë të bëjnë me pragndeshjet, ku nuk do të ketë fëmijë për të shoqëruar lojtarët dhe vetë lojtarët nuk do të mund të përshëndeten me njëri-tjetrin.

Nuk janë të lejuara as konferencat e shtypit, ndërsa atyre pak personave që do të jenë prezentë në stadium, do t’u matet temperatura nga një shërbim mjekësor të pajisur me skaner. Organizatori nuk do të ketë më shumë se 100 persona në shërbim në stadium, përfshirë fëmijët e topave, punëtorët e fushës dhe të personave të nevojshëm për mbarëvajtjen e ndeshjes. Këto shumë rregulla të tjera të detajura që do ta bëjnë të duket shumë i gjatë ky muaj për futbollistët por edhe për tifozët./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne