Femrat trajtohen si skllevër në Arabinë Saudite

Një femër aktiviste e burgosur gjatë ngasjes së makinës në Arabinë Saudite ka kritikuar Mbretërinë Saudite për “trajtimin e femrave si skllevër”.

“Unë vij nga një shoqëri e izoluar ku jetojmë me dritare të mbyllura, muret e larta dhe ku gratë janë të mbuluara. Është shumë e vështirë për vajzat dhe gratë në Arabinë Saudite që të bëjnë gjithçka pa lejen e një kujdestari mashkull, “citohet Manal al-Sharif nga një artikull i botuar nga The Independent të shtunën.

Në vitin 2011, Manal al- Sharif publikoi një video në mediat sociale në të cilën ajo mund të shihej duke vozitur. Klipi është parë mbi 700,000 herë në një ditë të vetme.

Pas kësaj ajo filloi të merrte kërcënime me vdekje dhe u etiketua si mentalisht e paqëndrueshme. “Unë u quajta **** dhe njerëzit më akuzuan për korruptimin e muslimanëve … Ata më shanin me të gjitha llojet e sharjeve, ” shtoi ajo.

Ajo u burgos më pas për nëntë ditë, gjatë së cilës ajo u shkarkua nga puna e saj.

Që atëherë ajo emigroi në Australi, ku ishte në gjendje të merrte patentën e shoferit. “Kam shpenzuar 300 $ . Isha shumë e lumtur. Është një ndjenjë çliruese, “tha ajo.

Ndalimi i ngasjes së makinave nga femrat ka qenë një çështje e mprehtë për Arabinë Saudite pasi mbretëria vazhdon të luftojë me kritikat ndërkombëtare lidhur me të dhënat e saj në trajtimin e të drejtave të grave dhe pakicave. Ndalimi nuk është miratuar zyrtarisht në sistemin ligjor saudit por aktivistët thonë se tradita dhe zakonet i kanë ndaluar gratë të ngasin. Disa gra madje e kanë sfiduar ndalimin duke postuar vetë pamjet duke vozitur pas timonit në internet.

Nën presionin ndërkombëtar në rritje, ish-Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite nisi një seri planesh për angazhimin e grave në aktivitetet shoqërore dhe politike. Ai caktoi 30 anëtare femra në Këshillin Shura dhe i lejoi gratë që të marrin pjesë në zgjedhjet e këshillit lokal.

Burimi : KD/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne