Fenomen amerikan/ Njihuni me “Hitlerin e vogël”: shet çokollatë e mbledh para për murin e Trump-it

Një djalë 7-vjeçar në SHBA është etiketuar si “Hitler i vogël”, sepse çdo fundjavë ai ka zgjedhur të tregëtojë çokollatë të nxehtë në rrugë, për të mbledhur para për murin që kërkon të ndërtojë presidenti Trump në kufirin me Meksikën.

Deri më tani ai ka mbledhur 6,000 dollarë, ndërsa Traump kërkon mbi 5 miliard sosh.

Benton Stevens është bërë hit në internet, pasi u vendosi t’i shërbejë kauzës anti-emigrim ilegal të  Trump-it duke shitur çokollatë të nxehtë.

Ai ndoqi fjalimin e Trump mbi gjendjen e kombit dhe doli me një ide.

“Ai donte të mësonte më shumë rreth murit dhe kur i shpjeguam atij se çfarë kërkoi të bënte, Benton vendosi të mbledhte para për mur duke bërë tregëti”, tha nëna e tij, Jennifer Stevens.

Prindërit e 7-vjeçarit janë anëtarë të Komitetit Kombëtar Republikan dhe thonë se shpesh ndajnë pikëpamjet politike me djalin e tyre.

Vëllezërit më të mëdhenj të Bentonit e kanë ndihmuar atë për të ngritur qendrën e tregtimit, ndërsa nëna e tij e ka ndihmuar që të gatisë çokollatën e nxehtë.

Në vetëm një orë ai fitoi rreth 200 dollarë, por ata që blenë te ai nuk ia mbështën të gjitha idetë e tij pro-Trump.

Fqinjët e quajtën atë “pak Hitler”, por nuk u intereson as djali e as prindërit e tij në këtë gjykim

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne