FENOMENI/ Muslimanët e Mianmarit në syrin e BBC-së: si shërbyen mediat sociale për shtypjen e tyre (video)

Duke nisur nga vështirësitë e të gjeturit punë, e deri te abuzimi në çfarëdo forme (edhe atë online), muslimanët në Mianmar nuk po gjejnë qetësi dhe po ankohen nga diskriminimi ditor në shtetin budist.

Kriza është rritur dukshëm qysh kur nisi përndjekja ndaj komunitetit Rohingya, ngjarje që kulmuan në vitin 2012. Muslimanë nga familje të ndryshme tregojnë jetën e tyre duke rrëfyer detajet për BBC.

“Në vitin 2016 u akuzova pa asnjë dëshmi për aktivitetet kryengritëse, dhe shpifjet ndaj meje u shpërndanë gjerësisht në Facebook”, tregon Aung Naing Soe, fotoreporter i pakicës muslimane.

“Ky incident dhe ky informacion u nis nga një grup nacionalistësh”, thotë ai. “Ishte dikush që ngjante me mua në një video koti, ata e morën “printscreen-in”, e shpërndanë së bashku me foton time dhe lajmi mori dhenë në Facebook”, tregon Soe.

Shumë shpejt, fotoreporteri u bë shënjestër e keqtrajtimit të tij nga onlajni. Gjërat u përkeqësuan kur ai u arrestua për një incident që nuk lidhej me natyrën kryengritëse.

Kështu, policia përdori materialet propagandistike që i gjetën online.

“Ishte një situatë e keqe dhe djallëzore”, thotë shkurt Soe. Ai shton se këto qëndrime të egra janë të ngulitura thellë në mendjen e qeveritarëve sa u përket pakicës muslimane atje.

Kur BBC u përpoq të kontaktonte me autoritetet lidhur me skandalin në fjalë, ata nuk treguan gatishmëri për përgjigje.

Deri para pak vitesh, Minamari ishte vend totalisht i izoluar. Për pesë dekada të tëra, vendi ishte nën një diktaturë të rreptë ushtarake. Një nga mënyrat se si gjeneralët e mbanin vendin nën kontroll ishte promovimi i “nacionalizmit budist”, një rrymë kjo që për pakicën muslimane do të merrte përmasat e shfarosjes.

Në krye të fronit qëndrojnë murgjit budistë, me deklarata që i fryjnë zjarrit për shtypjen e komunitetit Rohingya.

Mediat sociale pa dyshim që ka luajtur rol të madh në përhapjen e këtyre flakëve, thotë BBC.

Mesazhi mbaron me fytyrat shpresëdhënëse të grave të reja që mbajnë në krah fëmijët. “Diversiteti është i bukur”, thuhet në mesazhin përmbyllës të kronikës, një mesazh që vështirë se hyn në mendjen politikave të ashpra që vazhdimisht ndërrojnë kallëpet, por jo përmbajtjen. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne