Fërkime mes Turqisë dhe Emirateve mbi Farhedin Pashën, Erdogan ofron versionin e tij: ja kush ishte ai burrë

Një fërkim është shfaqur së fundi në botën islame, ai mes Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, lidhur me një detaj të historisë osmane që ka lidhje me qytetin e Profetit, Medinen, dhe pikërisht me ish-guvernatorin Fahredin Pasha. Ka qenë minstri i Jashtëm i Emirateve, Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ai që ka provokuar debat me autoritetet e Ankarasë, dhe posaçërisht me Presidentin Erdogan, duke postuar në Twitter një akuzë për ish-zyrtarin osman të Luftës së Parë Botërore.

Sipas Al Nahyan, Fahredin Pasha, në rolin e komandantit  ushtarak të Medinës, ka kryer krime si dhe ka vjedhur reliket e shenjta nga varri i Profetit Muhamed. “Këta janë paraardhësit e Erdoganit dhe e kaluara e tyre me arabët”, thotë Al Nahyan në fund të mesazhit të tij.

I ashpër ka qenë reagimi i Erdoganit, i cili ka dhënë një tjetër version mbi të kaluarën dhe rolin e Farhedin Pashës.

“Çdo lavdërim dhe admirim për guximin dhe rezistencën që Fahredin Pasha tregoi gjatë dy viteve dhe shtatë muajve të mbrojtjes së Medinës. Në delir dhe pa asnjë fije turpi, këta njerëz të mjerë thonë se ai vodhi trashëgiminë e shenjtë të paraardhësve dhe e solli atë në Stamboll. Nuk është vjedhje, por mbrojtje dhe ruajtje e këtij amaneti nga ata që vijnë atje me qëllim pushtimi dhe okupimi”, tha Erdogan.

Duke theksuar se disa njerëz të bezdisshëm nga rajoni pranë Medinës kanë ngritur zërin e tyre kundër Turqisë, Erdogan theksoi se kjo është një dëshmi se ata nuk e njohin historinë e tyre, e as nuk e kanë njohur popullin turk dhe Presidentin e Turqisë.

“Ne e dimë shumë mirë se me kënd, ku dhe çfarë bëjnë ata që kanë folur kundër një personaliteti kaq të madh, i cili mbrojti qytetin e Medinës në një mënyrë që është për t’u admiruar. Do të zbulojmë gjithçka kur të vjen koha dhe vendi për këtë”, tha ai.

Erdogan tha gjithashtu se ka një sfond të qartë për sulme të tilla ndaj Turqisë nga qarqet e themelimit të disa shteteve arabe dhe se bëhet fjalë për një përpjekje që fsheh paaftësinë, lakminë dhe tradhëtinë e tyre.

Më tej, Al Jazeera ofron versionin e saj të rolit të Farhedin Pashës:

Në maj të vitit 1916, ndërsa po zhvillohej Lufta e Parë Botërore dhe ndërsa Perandoria Osmane luftonte me Forcat Qendrore, disa fise arabe të udhëhequra nga Sharif Hussein dhe Ali al-Makkah dhe të mbështetura nga Britania e Madhe u rebeluan kundër osmanëve.

Megjithatë, një numër i konsiderueshëm i fiseve arabe vazhduan të mbështesin Perandorinë Osmane kundër aleatëve britanikë në Palestinë dhe Irak.

Për të evituar shkatërrimin e relikeve të shenjta, Fahredin Pasha organizoi transportin e relikeve me tren deri në Stamboll në shoqërinë e 2 mijë njerëzve. Këto relike janë ekspozuar në muzeun e “Reliket e Shenjta” në Topkapi.

Pavarësisht shumë sulmeve, forcat osmane arrtën të mbajnë pozitat në Hixhaz, por situata u bë e pashpresë kur ra vija e Gazës për shkak të sulmeve britanike nga Sinai i Egjiptit në fund të vitit 1917.

Njësitë në Medinë, të udhëhequra nga Fahredin Pasha, përballuan sulmet dhe rrethimin deri më 10 janar 1919 duke bërë rezistencë edhe pas nënshkrimit të armëpushimit në Mudros midis Osmanëve dhe Aleatëve. Për shkak të rolit të tij në mbrojtje, Fahredin P asha u vlerësua shumë në Turqi, me pseudonime si “Heroi i Medinës” ose “Mbrojtësi i Medinës”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne