Fermerët e Lushnjes bllokojnë rrugën: Kemi humbur miliona euro! Domatet mbeten pa shitur, sepse nuk ka treg

Fermerët e Lushnjes kanë dalë sot në protestë, për shkak të uljes së çmimeve të produkteve të tyre, gjë e cila ka sjellë humbjen e miliona eurove.

Fermerët kanë bllokuar aksin kryesor që lidh Lushnjen me Beratin, në afërsi të Urës së Kuçit.

Banorët thonë se domatja e tyre po mbetet e pashitur për shkak se nuk ka treg, dhe ulja e çmimit bën që ata të mos nxjerrin dot kostot e prodhimit të tyre./fax

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne