FETO po perdoret nga amerikanët: propagandë në kanalin televiziv arab në SHBA, i cili mbron imperializmin amerikan dhe sulmon Iranin

Kanali televiziv Al Hurra TV i cili është i financuar nga Kongresi amerikan dhe që kryen transmetime në gjuhën arabe në vendet e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës Veriore, ka shkaktuar reagime pasi ka sjellë në ekranin e tij propagandën kundër Turqisë të bërë nga të arratisurit e organizatës terroriste FETO, Adem Yavuz Arslan dhe Emre Uslu, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kanali televiziv Al Hurra në SHBA, i cili transmeton nëpërmjet satelitit në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut, ka publikuar intervistat me të arratisurit e FETO-s, Arslan dhe Uslu.

Ky televizion që ka përçuar në mënyrë të gjerë propagandën kundër Turqisë të bërë nga dy të arratisurit e FETO-s, ka publikuar edhe në Twiter një video përmbledhëse intervistat që ka kryer me Arslan dhe Uslu. Personat të cilët kanë komentuar në postimin e bërë kanë shprehur reagimet e tyre dhe shumë ndjekës kanë dënuar këtë veprim ku janë paraqitur anëtarët e FETO-s.

Ndërkohë që ka mbetur pa përgjigje se çfarë synonte kanali i financuar nga Kongresi amerikan me intervistat që kanë reflektuar propagandën e Arslan dhe Uslu kundër Turqisë.

– Al Hurra, kanali “propagandues” në gjuhën arabe i SHBA-ve

Për Al Hurra-n, i financuar nga Kongresi dhe i themeluar në periudhën e Presidentit të SHBA-ve, Xhorxh W. Bush në vitin 2004 për të “pasqyruar pikëpamjen amerikane” pas pushtimit amerikan të Irakut në vendet arabishtfolëse në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, ka patur kritika në qarqet politike amerikane për audiencë të ulët përkundër buxhetit të tij të madh.

Kanali televiziv Al Hurra operon nën kontrollin e Zyrës Transmetuese Ndërkombëtare (Broadcasting Board of Governors), buxheti i të cilit financohet nga Kongresi i SHBA-ve. Ky televizion ndodhet me qendër në Virginia dhe kryen transmetim nëpërmjet satelitit në 25 vende.

– “Projekti më i shtrenjtë i transmetimit të jashtëm”

Kanali televiziv i cili pretendohet se është themeluar me qëllim “për të pakësuar ndikimin mbi botën arabe të kanalit Al Jazeera me qendër në Katar” herë pas here është kritikuar në Kongres se punon me efikasitet të ulët përkundër buxhetit të madh që ka. Gjithashtu ky cilësohet edhe si “Projekti më i shtrenjtë i transmetimit të jashtëm që është themeluar nga qeveria e SHBA-ve”.

Sipas të dhënave të Kongresit në vitin fiskal 2017, mësohet se 224 milionë dollarë janë përcaktuar në buxhet për Voice of America (VOA), i cili konsiderohet një televizion shtetëror, dhe 112 milionë dollarë televizionin Al Hurra.

Kanali, i cili është përballur me kritika të ashpra në botën arabe për shumë çështje, siç është çështja izraelito-palestineze, marrëdhëniet SHBA-Iran dhe publikimet mbi burgun Ebu Gureyb, është gjithashtu i njohur për mos përdorimin e fjalës “pushtim” në transmetimet e tij në lidhje me pushtimin e Irakut nga SHBA-të./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne