Ndërtimi i impiantit të mbetjeve në Fier, ka bërë që banorët e fshatit Vërri të dalin në një protestë.
Gjatë protestës, policia e Shtetit siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, konfortohet fizikisht me banorët.
“Bravo Policia, ky është shteti ynë, këta të vrasin. Vrasje, kjo është vrasje. E vrau shteti shikoje e vrau shteti”,-dëgjohet të thotë njëri prej banorëve.
Banorët protestojnë pasi nuk lejojnë hyrjen e mjeteve për nisjen e punimeve për impiantin e mbetjeve.
Sipas banorëve, impianti do helmojë tokat bujqësore. Projekti është kundërshtuar nga banorët e Vërrisë.
https://youtu.be/60Wn6sn_lYY
https://youtu.be/g6fi7fdb-80
https://youtu.be/2IE7b2FEk3U