Fier, zyrë ligjore për të drejtat e personave me aftësi ndryshe

Fondacioni Shqiptar për të drejtat e personave me aftësi te kufizuar, ka hapur pranë gjykatës së qarkut Fier një zyrë ligjore që do ndihmojë këtë komunitet falas.

Një fond i akorduar nga UNDP ka bërë të mundur hapjen e kësaj zyre, ku personat me aftësi ndryshe do kërkojnë drejtësi për problemet e tyre.

Personat me aftësi ndryshe janë bërë shpesh viktimë e diskriminimit, dhunës, abuzimit dhe kjo zyrë do u vijë në ndihmë atyre personave që kanë pamundësi ekonomike e diskriminohen në jetën e tyre shoqërore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne