Filipine, disa të vdekur nga rrëshqitjet e tokës

Një rrëshqitje e madhe e tokës të enjten mbuloi dhjetëra shtëpi në dy fshatra pranë një mali në Filipinet qendrore, ku të paktën katër persona humbën jetën. Ekipet e shpëtimit janë në kërkim për të mbijetuarit, disa prej të cilëve dërguan mesazhe dhe kërkuan ndihmë.

“Rrëshqitja e dheut shkatërroi rreth 30 shtëpi menjëherë pas agimit pranë qytetit Naga në provincën Cebut. Deri tani kemi arritur të shpëtojmë shtatë banorë, të cilët janë tërhequr nga dheu dhe rrënojat”, tha komandanti i policisë së qytetit, Roderick Gonzales.

Rrëshqitjet kanë ndodhur në kohën kur disa krahina veriore të Filipineve vazhdojnë të luftojnë me pasojat e tajfunit Mangkhut, i cili të shtunën vërshoi zona të mëdha të tokave bujqësore.

Më shumë se 80 persona humbën jetën dhe 71 të tjerë llogariten si të zhdukur. Në vijim është duke u zhvilluar një operacioni i madh kërkimi në qytetin Itogon.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne