Filloi muaji i rrenave! Rrejnë, vetëm rrejnë…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një reagim në rrjetin social Facebook shkruan se ka nisur zyrtarisht muaji i gënjeshtrave.

“Sa shkolla, kopështe, çerdhe, rrugë, parqe, kënde lojrash e vende pushimi virtuale do ndërtohen, aq të mira paçim! Meqë kët radhë nuk kanë konkurrentë i bie që të rrejnë veten”, shkruan me të tjerash Manjani.

Postimi i plotë i ish-ministrit Ylli Manjani:

Zyrtarisht ka filluar muaji i rrenave. Sa shkolla, kopështe, çerdhe, rrugë, parqe, kënde lojrash e vende pushimi virtuale do ndërtohen, aq të mira paçim! Mëqë kët radhë nuk kanë konkurrentë i bie që të rrejnë veten… Rren i madhi e të vegjlit. Sa munden! Rejnë, vetëm rrejnë…. 30 qershorin nuk e luan as rrena!/starndard

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne