“Filloi procesi i tërheqjes së SHBA-ve nga veriu i Sirisë”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, njoftoi se trupat amerikane kanë filluar të tërhiqen nga veriu i Sirisë.

Erdogan, zhvilloi një konferencë për media, para nisjes drejt Serbisë, ku do të zhvillojë takime zyrtare.

Ai duke treguar se mbrëmë ka realizuar një bisedë telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, tha se “Pas bisedës tonë të mbrëmshme ashtu siç theksoi i nderuari president, procesi i tërheqjes ka filluar”.

“Me gjasë të madhe në pjesën e parë të muajit të ardhshëm do të zhvillojmë një vizitë”, u shpreh Erdogan në lidhje me vizitën e tij në SHBA.

Gjithashtu duke folur për projektin e F-35, ai shprehu shpresën që në takimin me Trump të marrin një vendim në lidhje me këtë.

Ndërsa në lidhje me pjesëtarët e DEASH-it që gjenden në burgje, presidenti turk njoftoi se janë duke u zhvilluar punimet për internimin e tyre sa më të shpejtë.

Presidenti Erdoğan më pas u nis për në Serbi, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e dytë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Turqi-Serbi./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne