Shqiperia

Fillojnë lojërat e fushatës në Prishtinë, Haradinaj: Kadri Veseli po flet si për 1 prill

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, pasi u kthye në Kosovë ka marrë pjesë në një tubim zgjedhor të koalicionit AAK-PSD në Sallën e Kuqe në Prishtinë.

Ai ka përmendur një konkurs që ka hapur KEK-u në kohë zgjedhjesh.

“Në KEK dihet kush menaxhon. Në kohë të zgjedhjeve, e pashë një konkurs për 130 vende pune. Imagjinojeni pra, fjala që do ta luftojmë korrupsionin, besoni se është sikur me fol për 1 Prill. Pra, kur po flet Kadri Veseli dhe PDK-ja që kemi me e luftu korrupsionin e kemi me ndërru praktika është si me fol për 1 prill”, ka thënë Haradinaj./balkanweb

OPINIONE

INTERVISTA