Fillojnë përgatitjet për takimin Trump – Putin

Këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, John Bolton, nis sot një turne në Evropë. Një zëdhënës i Kremlinit ka thënë, ditë më parë, se Bolton do të diskutojë me zyrtarët rusë për takimin e presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun rus, Vladimir Putin.

Ai pritet të takojë aleatët amerikanë në Londër dhe Romë, përpara se të udhëtojë drejt Rusisë, më 27 qershor.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Bolton do të takojë ministrin Sergei Lavrov, gjatë vizitës në Moskë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, tha në fundjavë se Trump, me gjasë, do të takojë Putinin “në një të ardhme jo shumë të largët”.

Lokacioni i takimit të tillë nuk është zgjedhur, edhe pse zyrtarët kanë thënë se ai mund të zhvillohet në Vjenë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne