Fillojnë sot zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, votojnë të infektuarit me COVID-19 dhe të vetizoluarit

Maqedonia e Veriut është futur zyrtarisht në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të zgjasin 3 ditë. Sot, më 13 korrik i jepet shansi të votojnë të infektuarve me COVID-19 dhe të vetizoluarit, gjithmonë nëse ata e kanë të mundur të shkojnë në qendrat e votimeve.

Por sot një numër i pakët votuesish do të drejtohet tek qendrat e votimit pasi nga 770 kërkesa, u është pranuar 716 personave. Kurse nesër do të votojnë 8 mijë e 852 persona që janë të sëmurë kronikë dhe rrezikohen nga COVID-19.

Ndërkohë të mërkurën është raundi final kur pjesa tjetër e popullsisë së Maqedonisë së Veriut do votojë për qeverinë e ardhshme./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne