Fillon grindja mes Suedise & Norvegjise pas sulmit në xhami

Pas sulmit në xhaminë në qytetin norvegjez Barum, Solberg kritikoi Suedinë.
Solberg shtoi se selia e Lëvizjes Nordike të rezistencës ndodhet në Suedi.

“Suedia është selia e grupeve raciste në Skandinavi. Norvegjia duhet të ndërmarrë masa kundër kësaj”, konsideron Solberg.

Ajo shtoi se grupi në fjalë ka ardhur në Norvegji dhe aty kanë demonstruar, dhe se nevojitet një luftë e përbashkët kundër tyre.

Ndaj kritikave të Solberg reagoi ashpër ministri i Energjisë së Suedisë, Anders Ygeman, i cili në rrjetin social rikujtoi se për herë të dytë qeveria u formua me Partinë e Progresit, e cila është e njohur për qëndrime kundër emigrantëve.

Rreth këtyre kritikave Ygeman ka folur edhe në gazetën me tirazhin më të madhe në vend “Aftonbaldet”.

“Bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën kundër ekstremizmit është i rëndësishëm, por nëse ju bashkëpunoni me partinë e të djathtës ekstreme të Progresit, dhe djathtisten ekstreme Sylvi Listhaug e emëroni për ministre, duhet të shiheni në pasqyrë”.

Më tej ajo është e mendimit se Norvegjia duhet të ballafaqohet me faktin, duke shtuar se dy sulmuesit ishin frymëzuar me racizëm të dalë nga Norvegjia.

“Nuk është në rregull të akuzohen djathtistët në Suedi. Anders Behring Breivik, i cili vrau 77 njerëz, ishte anëtar i Partisë së Progresit”, rikujtoi Ygeman.

Një person i armatosur të shtunën kreu një sulm në xhaminë në Barum, ku një person u plagos, ndërkaq është arrestuar një i dyshuar. / trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne