Fillon protesta e madhe, policia në gadishmëri me kamera me rezolucion të lartë dhe snajperë në tarraca

Policia e Shtetit por edhe Garda e Republikës kanë marrë masa për mbarëvajtjen e sigurisë së protestës së sotme. Policia ka vendosur në objekte dhe shtylla kamera me rezolucion të lartë për të evidentuar protestuesit e dhunshëm dhe personat problematikë.

Gjithashtu në tarracën e Kryeministrisë janë vendosur efektivë të tjerë dhe të pajisur me snajperë. Nuk dihet nëse do të ketë dhunë në protestën e sotme por kujtojmë se në 5 protestat e kaluara ka pasur përplasje dhe gaz lotsjellës të përdorur nga policia.

Ndërkohë, mjaft protestues nga qyteti i Vlorës kanë ardhur në Tiranë ditën e sotme për t’iu bashkuar protestës së opozitës. Ata ndodhen si një grup në protestë, ndërsa para mbajnë një pankartë të madhe ku shkruhet “Rama ik nga Vlora”.

Ish-deputeti Dashamir Tahiri shkroi pak minuta para protestës se drejt Tiranës janë nisur edhe 630 veta të komunitetit çam, nën drejtimin e kryetarit të Shoqatës Çamëria Idriz Rushiti./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress