Fillon realizimi i projektit arsimor online për komunitetin rom në Maqedoni

Nga sot, e deri më 20 qershor, do të realizohet nisma online ”Dëshiroj të”, përmes së cilës do të prezntohen sfidat dhe angazhimet për fëmijët dhe prindërit e bashkësisë rome, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Gjithashtu do të promovohet rëndësia e qasjes së barabartë në arsim për romët. Sipas AIM-së, në këtë nismë online, çdo ditë do të publikohen prositë e fondacionit ”Hap pas hapi” dhe organizatave partnere ”Den do vas” dhe ”Shpresa”(Nadezh).

Deri tani, në kuadër të fushatës për rëndësinë e qasjes së barabartë në arsim për romët janë realizuar tryezë të rumbullakta në komunat Gjorçe Petrov, Kumanovë, Prilep, Manastir, si edhe tryeza e radhës që do të mbahet në qershor në komunën Shuto Orizare.

Projekti mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe Programi për mbështetje të prindërve të Fondacioneve të shoqërisë së hapur. Qëllimi i projektit është përmirësimi i gjendjes së romëve, e cila shpesh karakterizohet me arritje të papërshtatshme arsimore, mungesë të dijes dhe aftësive të patjetërsueshme për punësim dhe përmirësimi i cilësisë së jetës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne